Ish-menaxheri i Stan Lee arrestohet me akuzën për abuzime

Bora Basholli

Ish-menaxheri i biznesit të Stan Lee, Keya Morgan, është arrestuar në lidhje me akuzat për abuzime me të moshuarit në Arizona.

Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës.

Vendimi erdhi 10 muaj pasi një urdhër kufizues u lëshua kundër tij dhe gjashtë muaj pasi legjenda e Marvel vdiq nga një atak në zemër në moshën 95 vjeçare.

Avokati i Lee e akuzon Morgan për keqpërdorimin e më shumë se 5 milion dollarëve të mongolit.

Avokati pretendoi se Morgan i shkaktoi lëndime të rënda fizike dhe emocionale Lee.

Morgan përballet me akuza për vjedhje të mëdha që rrjedhin nga 262.000 dollarët që u mblodhën nga seancat e dhënies së autografit nga Stan në maj të vitit 2018, që Lee nuk i mori kurrë.

Avokati Morgan, Alex Kessel tha se Morgan nuk është fajtor, kurrë nuk ka abuzuar ose ka përfituar nga Lee në asnjë mënyrë.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *