Ish-ministri: Bashkia e Shkodrës me Valdrinin, standarde shërbimi për qytetarët

Edona Llukacaj

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, këtë të mërkurë ka marrë pjesë në analizën e PS për zgjedhjet lokale në qytetin e Shkodrës.

Duke theksuar se Shkodra ka nevojë për punë dhe jo vetëviktimizim, deputeti i zonës për PS, Bushati tha se në lidhje me punonjësit e administratës së Bashkisë së Shkodrës të cilët morën pjesë në protestat dhe u përplasen me policinë me qëllim lirimin e KZAZ-ve nuk do të ndiqet rruga e hakmarrjes.

Në një intervistë për mediat lokale, Bushati shpalosi planet për Shkodrën, duke nënvizuar synimin e një standardi të ri shërbimi e përgjegjshmërie.

Bushati u shpreh: “Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër. Dhe nga ana tjetër nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. E thashë, Shkodra ka nevojë për punë, ka nevojë për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira publike për bashkinë. Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshillin bashkiak.

E dini shumë mirë ju gazetarët e Shkodrës, e keni raportuar shpesh, bashkia mbyllej dhe një pjesë e institucioneve apo ndërmarrjeve të saj në varësi vinin në Tiranë për të bërë protestën, qoftë dhe gjatë ditëve të punës. Besoj që ne do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan e aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund t’i shërbente vetëm një grupi njerëzish, sepse mendojmë që bashkia duhet që të jetë në qendër të vëmendjes për gjithë qytetarët e Shkodrës”.

I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje në Shkodër, dhe kandidatin pa rival, Bushati tha se kishte një qasje obstruksioniste, ku kujton sulmet me molotov ndaj KZAZ-ve, djegie të materialeve të kutive të votimit, mbylljen e një pjese të institucioneve publike që janë në varësi të bashkisë, dhe deri diku ishte e kuptueshme përqindja e pjesëmarrjes në votime.

“Kishte një qasje osbtruksioniste, dhe në një garë ku nuk ka më shumë se një kandidat është deri diku e kuptueshme që s’do të ketë një pjesëmarrje apo emocionin e një gare të zakonshme. Kjo na bën dyfish më të kujdesshëm për të administruar Bashkinë Shkodër në mënyrë dinjitoze dhe moderne për gjithë qytetarët e Shkodrës, qoftë për ata që kanë votuar e mbështetur Valdrinin, qoftë për ata që nuk e kanë besuar për asnjë ditë apo që kanë zgjedhur për të qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë dalë në kutitë e votimit”.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Po s`e morem vesh kush Valdrim eshte ky?
    Valdrim Dalipi?
    Ky hallall e ka Bashkine.
    Edhe Dimitri Bushati foli fjale te mira.
    Po Kryeministri ka harxhuar gjithe fondin per Veriun ne Milot-Balldren-300 miljon Euro.Ku do t`i gjeje Kryeministri fondet per Shkodren?
    Ne qe jemi mesuar me rroga popullore,kjo na duket nje shifer e frikshme Dimitri!
    BE ne samitin e Polonise,me sa me kujtohet,per 4 vjet ,gjith gjithe i dha SShqiperise vetem 214 miljon euro.
    EDINTE BE ja RENDESINE STRATEGJIKE TE BALLDRENIT? E DINTE BE QE RRUGA PER NE EVROPE KALON NGA BALLDRENI?
    Me duket(edhe mund ta kem gabim) se nga Balldreni eshte Alexandri i Madh i Kazanit Mediatik- Alexander Frangaj.Prandaj kur tirrni plane per Shkodren,me pare duhet te parashikoni disa metropole me rendesi strategjike per te ardhmen Europiane te Shqiperise si:Balldreni dhe Vucidoli.

  • Enveri 50 vite
    Berisha 30 vite.
    80 vite stagnimi.
    Duhet provua dicka te re.
    Te gjithe bashkepuntoret e Enverit dhe Berishes jashte pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *