“Bisedimet e kryeministres Theresa Mej me laburistët në lidhje me Breksit janë një gabim i rëndë dhe ka gjasa të dështojnë”.
eskişehir escort
Kështu ka deklaruar ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Gevin Uilliamson, i shkarkuar para pak kohësh nga detyra. Zonja Mej shpreson të arrijë një konsensus ndërpartiak mbi marrëveshjen e saj të Breksit pasi parlamenti dështoi tre herë rresht në miratimin e saj. Por Uilliamson ka nënvizuar në një intervistë për “Mail on Sunday” se dialogu është i destinuar të dështojë.
Sipas tij, synimi i vetëm i liderit të laburistëve Xheremi Korbin është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme. “Të bësh një marrëveshje me laburistët për Brexit duket e thjeshtë dhe e arsyeshme, por edhe në rast se ajo arrihet, palët do të ndahen duke derdhur lot”, ka thënë Uilliamson.
Sipas tij, Partia Laburiste nuk është e prirur ta ndihmojë atë Konservatore. “Xheremi Korbin do të bëjë gjithçka që mundet për të përçarë dhe penguar konservatorët, me shpresën e vetme për të rrëzuar qeverinë”, ka vijuar ish-ministri i Mbrojtjes. Ai ka shtuar se qëllimi i Korbin, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, nuk është një sekret.
Mbretëria e Bashkuar ishte parashikuar të largohej nga BE më 29 mars, por afati u shty deri më 31 tetor pasi Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të binte dakord mbi marrëveshjen e arritur mes Londrës dhe Brukselit.
v.l/ Dita
