Ish-ministri grek: Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë, jo në Vorio-Epir

DITA Online

Nikos Filis, ish-ministër i Arsimit në Greqi dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, ka guxuar të thotë të vërtetën në transmetim live për tensionet që ka shkaktuar vrasja e Kostandino Kaçifas.

Në një intervistë për ‘Tv Creta’, deputeti Filis deklaroi se Kaçifas u vra në Jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet antishqiptare.

Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, ka thënë Nikos Filis.

Deputeti grek ka argumentuar gjithashtu se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.

Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”, argumenton deputeti dhe ish-ministri grek Nikos Filis.

Minoritari grek Kostandino Kaçifas u vra nga forcat speciale të RENEA-s më 28 Tetor në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj policisë.

v.l/Dita

Share This Article
6 Comments
  • Me se fundi nje person me logjik ne nje shtet irredentist qe na ka vjedhur gjysmen e territorit dhe kerkon te grabise me dhune edhe gjysmen tjeter. filozofia e tyre e hajdutit eshte: Te shpetojme ato qe kemi vjedhur duke kerkuar me teper. Te njeten filozofi po ndjek edhe Serbija e cila duke pare qe e ka humbur Kosoven po kerkon te pakten te marre Mitrovicen. I kane gatuar keto plane ne guzhinat e tyre dhe te humburit jane shqiptaret. Por shqiptaret po ndergjegjesohen dhe do te ngrihen dhe toka do te shkoje tek i zoti. Sepse sic thote anglezi Karma is a bitch (Karma eshte nje bushter) – Cdo veprim i lige ka nje veprim qe i bie ne koke. Do te vije dita kur territoret e vjedhura do te kthehen tek te zotet, shqiptaret. Deri atehere Kacifas nuk ishte tjeter vecse nje TERRORIST. Ai erdhi me automatik ne dore, jo per te ngritur flamurin sic thote ky dhe te tjere, sepse flamujt greke po valviteshin ne tere Dropullin lirshem. por erdhi per te bere terror dhe ngjallur kaos dhe meri. Gjithcka ishte e pergatitur. Por i bene hesapet pa hanxhine, sepse RENEA e qeroj para se ai te bente terror ne njerez te pafajshem. Donte ti bashkoheshin terroriste te tjere. Por e pa se pervec tij, qe ishte trushplare ne ushtrine greke dhe nga ekstremistet voriepirotas, nuk kishte te tjere ta mbeshtesnin. Minoritaret e dine mire se tokat e Dropulllit nuk kane qene te tyre. Ato kane qene toka te bejlereve apo te te pasurve shqiptare qe Enveri i shpronezoj dhe esadisti dhe dobici i Vicidolit ja u dha si prona toke minoritareve duke i dhene irredentisteve nje arme ne dore per ti quajtur keto toka greke. Kjo eshte tradhetia me e madhe qe ky dobic i ka bere Shqiperise, ne te gjithe historine e saj, pervec atyre shume akteve te tjera te tradhetise qe ka bere me detin dhe me Kossoven apo pronen e shqiptareve, qe te gjithe i dime. Shteti te percaktoje drejt qe ky vrases i pergatitur ne ushtrine greke erdhe ne Shqiperi per terror dhe te mos mbylle syte si struci ne rere por ta mbroje vendin ne BE dhe diplomatikisht. Kjo eshte detyra qe ne i kemi votuar. Te ndaloje ndertimin e varrezave te tjera dhe te mos lejoje qe voriepirotet te vijne ne varrimin e tij dhe te fillojne nje beteje terroristesh ne Shqiperi. Edhe nese vijne per varrim te gjithe te kontrollohen nga plocia per arme dhe objekte te tjra terroritike apo irredentiste. Te mbaje nen kontroll situaten dhe terrotorin e Shqiperise. Mjaft me me presionet e ketyre felliqesirave per hapje ne negociatave. Ne djall negociatat per balle kercenimit te territoreve shqiptare. Edi Rama VEPRO! Mos u fshih si struc! Na ke mbrapa dhe te mbeshtesim. Nuk ka burre nene qe na kercenon apo te kercenon!

  • Siriza partia ne pushtet ka mendje te llogjikshme.
    Per kete arsye kam thene qe ne ditet e para te ngjarjes se Bularatit se qarqet ekstremiste nacionaliste greke , ne radhe te pare luften e kane me qeverine e tyre dhe partine ne pushtet.

    ” Vorio epiri ” ishte pretekst dhe Kacifas zar qe do prodhonte pretekstin.

  • Tani !
    Edhe te tjereve nuk i mungon logjika te cilen e kane zvendesue me shovinizmin me interresa pushtimit te teritoreve puro etnike shqiptare ku gjinden thelle ne shtetin Grek qe kane perdore gjenocid per ti shfaros si kombesi.dhe i kane zevendesue me pipa korafillaqis grek.
    Kur do vije dita per te gezue te drejtat teritore bashke me banoret autokton nuk po e dim.

  • Shume mire e the Tani , keto plane Greqija dhe Serbija i kane gatusr ne kuzhinat e borumeve te Athinen dhe Beogradit . Ata per ti ruajtur nga humbja tokat e vjedhura shqiptare shifet se jane marre veshe te lypin toka tjera si Verio epiriot ( si i thone greket ) ose Veriun e Kosoves ( si i thone dhe shkruajne serbet edhe ne trenin idiotesk ne 21 gjuhe te botes Kosova ( Veriu ) eshte Serbi ,duket se jane edhe shume te kordinuar , jane kokefortesi dhe te papermirsueshem, te degjeneruar deri ne palce ngase shkrepin armet duke menduar se shqiptaret i friksohen zjarit te kalkashnikovit sikur i friksohen ata vete andaj ,duke e ditur kete fakt dhe ish ministri grek Nikis Filis provon te na ve ne gjume por , s do ti shkoje per dore sepse shqiptaret jane ne avantazh , shekulli 21 eshte i shqiptareve dhe ne sheklin 21 do ti marrin gjithcka eshte e jona , u pelqeje apo atyre grabiteqareve apo su pelqeje dhe , nese na detyrojne do ti marrin ashtu si ata i moren nga ne . Shanset i kane xerro ta mbrojne placken e vjedhur ate cfare na e moren andaj me mire eshte qe te na kthejne me qetesi dhe pa provokime nese dojne te na kene fqinj te mire
    Dhe , pa marre parasysh se greket dhe serbet kane arritur te gjejne disa maune me rimorkio shqiptaresh neper fshatra te Shqiperise dhe Kosoves dhe kane arritur ti ndersejne ata kunder vendit dhe popullit te tyre edhe kjo
    ” strategjiji ” greko-serbe u zhveshe lakuriqe dhe i doli boja sikur u doli boja edhe ketyre renegateve te Shqiperise dhe Kosoves te cilet me parane greke dhe serbe krijuan saraje e pashalleqe sikur te Ali Pashe Tepelenes
    Ateher, ne te kujtohet si perfundoi Ali Pasha . Ketyre greku dhe shkjau do te ua punoje me zi ngase keta shqiptar tradhtuan vendin e tyre

  • Ky eshte mendim llogjik vllazror e paqsor,jo nacionalizem antishqiptarizem si disa grek qe ngaterrojn nacionalizmin me patriotizmi! kemi qene vllezer dhe duhet te mbetemi vllezer.flm z Nikos

  • Pse Dita njiher e boton e pastaj beheni pishman dhe fshine komentin tim ??
    Sepse ate cfare thashe per
    zv. ministrin grek eshte e vertete sikur qe edhte e vertete se Greqija dhe Serbija jane ne kordinim te plote te veprimeve te tyre ku si qellim te fundit kane vazhdimit e vjedhjes se tokave shqiptare . Tani ne komentin e tij shume mire e tha ..!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *