Pëllumb Vreka
Botuar në rubrikën Histori
Hekuran Isai ka lindur në Peqin, 7 maj 1933 dhe ka vdekur më 26 mars 2008. Ka qenë politikan i periudhës së regjimit komunist, kohë kur mbajti mjaft pozita. Ka qenë një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSh (1975), ministër i Punëve të Brendshme (1982 deri në fundin e regjimit komunist).
Hekri ishte tip serioz, por edhe shumë babaxhan, e pranonte edhe shakanë, ishte njeri pa kompromis, i drejtë dhe zbatues rigoroz i ligjit. Këtë profil të ish-ministrit e njohin mirë edhe shumë persona të tjerë, bashkëpunëtorë dhe njerëz të tjerë që e kanë hasur në rrethana të ndryshme. Nuk ishte njeri i ashpër, gjë e rrallë për një ministër të Brendshëm në kohë diktature. Këtë sjellje ai e ruajti edhe më pas, kur nuk ishte ministër dhe sidomos pasi doli nga burgu i “demokracisë”.
Xhevdet Shehu, ish-korrespondent i “Zërit të Amerikës” në gjysmën e parë të viteve ’90, i cili ka ndjekur gjyqet e ish-udhëheqësve të lartë komunistë, në librin e tij “Ambasadori VOA” rrëfen një episod nga gjyqi i Nexhmije Hoxhës:
“… Interes të veçantë ngjalli dëshmia e Hekuran Isait, i arrestuar prej më shumë se një viti. Pavarësisht se kryetari i trupit gjykues, e pyeti dëshmitarin se ç’dinte lidhur me trajtimin e familjes së Enver Hoxhës, Hekuran Isai kërkoi të fliste aty për arsyet e arrestimit të tij.
Kryetari i trupit gjykues e kundërshtoi prerë që të mos fliste për atë çështje. Të lutem, zoti kryetar, vetëm një minutë, në një minutë unë do t’i them arsyet përse jam arrestuar dhe mbahem në burg, tha dëshmitari. Jo, e kundërshtoi prerë sërish kryetari i gjyqit, përgjigju për këtë që po të pyesim. Por ish-ministri filloi dhe vazhdoi deri sa e mbaroi ligjëratën në formën e një breshërie automatiku.
Jo, zoti kryetar, ju duhet të më lini të flas në emër të drejtësisë dhe të vërtetës, sepse, unë jam arrestuar krejt padrejtësisht, zoti kryetar, e gjitha kjo është një lojë e Ramiz Alisë, se Ramiz Alia më ka dhënë urdhër të shtie mbi popullin kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 dhe unë si ministër i Brendshëm, zoti kryetar, e kundërshtova dhe nuk e zbatova atë urdhër, kjo është arsyeja e vetme për arrestimin tim dhe kjo është e padrejtë, ja kjo ishte e gjitha, e thashë në më pak se një minutë apo jo, zoti kryetar? – e përfundoi ligjëratën Hekuran Isai, në mes të ilaritetit të të pranishmëve, përfshi edhe trupin gjykues”.
Hekuran Isai, ministër i Brendshëm në dhjetë vjetët e fundit të diktaturës, konsiderohej si kyçi i shumë çështjeve dhe mistereve të kësaj periudhe. Mirëpo, çuditërisht, një vit e ca më vonë ai u gjykua dhe u dënua për të njëjtën vepër penale si gjithë ish-udhëheqësit e tjerë komunistë, për abuzime me pasurinë shtetërore ose thënë ndryshe për punë kafesh.
Hekuran Isai u gjykua në një grup me Ramiz Alinë, madje ishin të lidhur dorë për dore me të njëjtat pranga dhe qëndronin vazhdimisht në tavolinën e parë, në plan të parë.
Pohimi i fortë që bëri në gjyqin e Nexhmije Hoxhës, lidhur me ngjarjen e 20 shkurtit 1991, nuk u prek kurrë më në gjyqet që u zhvilluan më pas…
Ky episod flet shumë.
***
Unë kam patur njohje të afërt me Hekuran Isain dhe kam folur me të për historinë e ardhjes së bandës së Xhevdet Mustafës në shtator 1982. Hekri është mbase njeriu më i besueshëm për këtë ngjarje që në atë kohë bëri një bujë të madhe.
E kam takuar Hekuran Isain aty ku ishin sistemuar “politbyroistat” e tjerë pas ’90-s në një pallat me tulla silikate, tek “Ali Demi”. Jetonte në një apartament në katin e pestë.
– Më zgjodhi Enveri, – si figurë pa shumë familjaritete, korrekt me ligjin dhe me kolegët. Lidhjet për probleme të rëndësishme dhe delikate, i mbaja vetëm me Enverin, thotë në fillim të bisedës.
Unë e pyeta mbi temën që më interesonte:
– Kam lexuar shumë materiale të shkruara për Xhevdet Mustafën! Kam parë dhe në Muzeum, armët, veshjet, pajisjet deri edhe tek dollarët, me të cilat ishte pajisur e kompletuar ai. Ti ke qenë drejtues i operacionit për kapjen e tij…
– Për ardhjen e Xhevdetit në Shqipëri, kishin dijeni katër a pesë kuadro. Enveri ishte shumë i interesuar vetë personalisht. Organizimin, destinacionin dhe objektivin e këtij grupi, na e ka zbërthyer me detaje njëri prej tyre, Bajrami
. Unë e kam marrë atë në pyetje pa praninë e asnjë hetuesi, apo kuadri, vetëm për vetëm. Çfarë më thoshte ia raportoja direkt në zyrë vetëm Enverit. Për këtë, ne Bajramin e trajtuam veçmas grupit, duke bërë një gjyq formal. Për Xhevdetin kish rëndësi Bajrami, sepse ai ishte hallka lidhëse e zinxhirit operacional.
Që të kthehem te zbarkimi i Xhevdetit; një ditë para nisjes, grupi pati një krisje, njëri nga anëtarët u tërhoq me pretendimin, se ishte “shumë i sëmurë”. Xhevdeti nuk kishte alternativa, programi duhej zbatuar dhe u nis pa të.
Ne e kishim marrë sinjalizimin për zbarkimin e tij. Desantimi pritej, por vendi dhe data nuk diheshin. Për këtë angazhuam jo vetëm organet e policisë në zonat e bregdetit, por edhe ato efektive ushtarake dhe vullnetare. Ngritëm pika kontrolli nga Shëngjini deri në Sarandë.
Informatat ishin, se grupi do zbarkonte me mjet “Amfib”. Grupi nuk kish njohje të detajuar e piketuar, nga toka. Përplasja dhe zhvillimi i ngjarjeve, më vonë dihen, sepse jo vetëm që ishin veprime publike, por nga dëshmitarët u përshkruan me hollësi. Unë nuk po u hyj prapë këtyre.
Ajo që dua të them është që as nuk mund ta mendoje në atë periudhë, që Xhevdet Mustafa do zbarkonte në Shqipëri, pa një pikë mbështejeje. Nuk do të merrte kurrë atë rrugëtim vetëvrasës vetëm me shprehjen: “Enverin do e vras unë”! Kjo ishte jashtë çdo logjike.
Ai kishte “asin” nën mëngë, me të cilin ishin kopsitur planet dhe ky “as” jo dosido, ishte Kadri Hazbiu. Kështu e kam patur bindjen unë atëherë nga dëshmitë që mblodha, ashtu e kam dhe tani.
Kadriu ishte i veçantë, i ftohtë. Në një rast, kur kryente detyrën e Ministrit të Brendshëm, një kuadër i rëndësishëm i peshkimit, i cili shiste me dijeni të Sigurimit peshk tek italianët në ujra ndërkombëtare, u arratis në Itali duke marrë me vete paratë edhe një grup personash.
Enveri i kërkoi Kadriut, që t’ia kthente këtë person në Shqipëri të gjallë. Dhe Kadriu organizoi e zbatoi një plan, që atë të aratisurin e solli në Shqipëri, të futur në një arkë druri si nëpër filma. I tillë ishte Kadriu.
(Vijon)

Po i hidhni kaq shume uje dhalles sa nuk pihet me. I lini viktimat e se shkuares te prehen te qete ne boten e tyre.Merrunimembetjet qe la Hoxha e me pas Alija. Keta jane me te rrezikshit e kombit .
Hamendesit per ato cfare beri Hoxha nga 1972 e deri ne 82 populli i di shume mire .Nuk ka arsyeje te germohet e te shpiken fakte te reja.Ato asnjehere skane qene te sakta . Vet i gatonte dhe vet i zbatonte Mjer populli ne cduar ka qene dhe eshte .
Vertet Enver Hoxha e zbuloi dhe e dergoi ne ferr Kadri Hazbiun, por ia la pushtetin bashkepunetorit te Kadriut dhe i KGB-se sovjetike…
LANE NAME ME RRRENA DYSHIME .. SE TI HEKURAN FSHATARI ISHE NJE SAHAN LEPIRES I ENVERIT DHE E HOQE QAFE KADRIUN NGA XHELOZIA DHE FRIKA SE DO T HANTE KOKEN QE JA FUTET MEHMETIT ..
Ky ”Hekri”, si njeri me humor qe ishte , ka dashur te beje humor edhe ne gjyq!E ku guxonte Ramizi te qellonte “turmat “me arme , kur edhe policine e kishte carmatosur,dhe ata i mbanin varur pistoletat ne brez,po
fyshek!A nuk u vertetua kjo edhe ne Shkoder,ku vrasjet i kryen Salinjte eAzemeria me PjeterTomet e Shkodres! Pastaj, ju thoni qe Hekuran Isai nuk bente kompromis; ateherear ,si nuk e paska zbatuar urdherin ky minister i brendshem ,,qe ne ate kohe mund ti “pritej edhe “koka” per kete?Prandaj , lerini keta “heronj ” mbas betejash e mos beni perpjekje te” sforcuara” per ti reabilituar ,sic bejne Ballistozogistet me etreit e tyre bashkepuntore te Nazifashizmit!
KUSH E FYEN HEKURANIN RAMIZIN KADRIUN MEHETI BEQIR BALLUKUN DHE TE TJERE ..ISHIN BURRA TE MIRE TRIMA BENE LUFTEN .POR JA FUTI ENVER HITLERI NGA PRAPA . NXIRRNI NJE FOTO TE ENVERIT DHE PARTIZANEVE MBAS LUFTE . DHE SHIKON NJE FOTO NE VITET 80 PARA SE TE VDISTE HITLERI ENVER… A DO TE SHIKONI NDONJE TRIM ??? PARTIZAN TE GJALLE …JO …PERSE …. ENVERI I BERI TE GJITHE TRADHETARE PER NTERESAT E VETA PERSONALE .. BENTE TRADHETIRA E NEXHIJEN NATEN NE KREVAT . EDHE STALINI BERI TE NJEJETEN GJE ME SH TRIMAT E STALNGRADIT… PASHE NJE EMISION KU NJE ISH KAMUNSTE RUSE TREGONTE ME HOLLESI PER CDO RASJE NGA STALINI NA TREGOI NJE FOTO NE 45 DHE PARA SE TE VDISTE SOCIOPATI STALIN….NGA FOTOJA SKISHTE ME TRIMA TE LUFTES ….????MERCI SHIKOJIN NE INTERNET TANI … MOS VDISNI BUDALLENJ