Ish-ministri kanadez i Mbrojtjes i ka habitur të gjithë, kur në një deklaratë për një televizion rus tha se alienët jo vetëm që janë mes nesh, por refuzojnë të ndajnë me teknologjinë e tyre të avancuar, derisa njerëzimi të gjejë zgjidhje për dy problemet kryesore: luftërat dhe ndotja e ambientit.
Paul Hellyer, i cili ka qenë ministër Mbrojtjeje nga viti 1963 deri në vitin 1967 thotë se ka rreth 80 lloje të ndryshme jashtëtokësorësh.
“Disa prej tyre janë krejt si ne dhe mund të shkëmbehemi me ta në rrugë pa e ditur se janë të tillë”, i tha ai televizionit Russia Today.
Hellyer foli për një rritje të pranisë së alienëve në Tokë, duke përshkruar skenare të ngjashme me atë të filmit “Startrek”.
“Ne kemi një histori të gjatë me praninë e UFO-ve, por kjo është shtuar sidomos gjatë dekadave të fundit, pasi ne shpikëm bombën atomike. Ata janë të shqetësuar lidhur me përdorimin e mundshëm të saj nga njerëzit, sepse i tërë kozmosi është një unitet që mund të ndikohet negativisht. Ata kanë frikë se ne mund të jemi aq budallenj sa t’i përdorim sërish armët atomike”, tha ai.
Hellyer shtoi se shumica e alienëve më shumë duan ta ndihmojnë njerëzimin se sa ta shkatërrojnë. “Duhet të them se ata janë pothuajse të gjithë të mirë dhe duan të na ndihmojnë, mund të jenë një ose dy specie të këqija”, thotë ai.
Ish-ministri kanadez, 90 vjeç, i bëri për herë të parë publike qëndrimet e tij lidhur me alienët në vitin 2005. Ai është i pari politikan i nivelit të lartë që ka folur publikisht dhe ka pranuar se alienët ekzistojnë. Ai thotë se nuk ka takuar kurrë një të tillë, por ka parë nga afër një UFO (Unidentified flying objekt – mjet fluturues i paidentifikuar) në afërsi të liqenit të Ontarios.
Në intervistën për Russia Today, Heller përshkroi disa lloje alienosh, mes të cilëve edhe “gjatoshët e bardhë”, të cilët sipas tij punojnë me forcat ajrore amerikane në Nevada.
Një tjetër lloj sipas tij janë “shkurtabiqët gri”, të cilët kanë gjymtyrë të holla, janë të shkurtër dhe me kokë të madhe. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Epo,po i kalove të 70 fillon dhe tregon përralla ose sajon budallallëqe.Njëlloj si ish kryeministri ynë.
Dmth edhe ti kur ti kalosh te 70 do dukesh si budalla.
Ah mer cun, ti je me pask se 70 por me shume injorant.
Plakut pordhet mos ia degjo, fjalet po !
Kur jane ne pushtet i dine te gjitha,por nuk tregojne gje.
Quhet diplomaci 🙂
Njeriu percepton ate pjese te realitetit qe ja mundeson aftesia e shqisave te tij.Qeni psh, shikon bardh e zi,ngjyrat e tjera te spektrit te drites nuk ka aftesine ti perceptoje. Realiteti eshte shum me teper nga ajo qe dime ne ,NJEREZIT.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
SALA eshte alien i llojit te keq……
pashe nje alien dhe iu fola shqip.ia mbathi nga syte – kembet,kane tmerr nga shqiptaret
Mos u beni kaq skeptik. Te pakten shikoni ndonje dokumentar apo lexoni ndonje artikull.
Eshte provuar, madje jane bere publike dokumenta qe NASA i mbante sekret. Dikush (ja harrova emrin), arriti ne hynte ne database te NASA dhe zbuloi shume gjera te cilat as qeveria amerikane nuk i di.
Prania e ufove eshte e provuar. Mbahet sekret pikerisht se ata qe kane interesin duan akoma te perfitojne nga teknologjia e tyre.
Ah edhe dicka tjeter. Sa here qe kryhen misione ne hapesire, komunikimi midis astronauteve dhe autoriteteve te NAS behet ne 2 kanale: njeri privat dhe tjetri publik.
Tani e kuptoni mire se per cfare eshte ndarja.
ILUMINOHUNI!!!
Paska pi mall te keq ky Kanadezi ,thone se mbas 80 vjeçeve duhet te mbash pampers ky i ka 90 , ky do dhe uturakun me vete
duhet me i bo dermon sa me shpejt ktij cunit,se neser ka per te thone kom lujt bilardo me u.f.o.
Enea, leri injoratet ne lumturine e tyre ne detin dhe hapsiren e injorances se vet. UFO egzistojne dhe kane egzistuar prej shfaqes se jetes ne toke. Madje ne jemi te denuar ne kete planet. Sipas nje studiuesi amerikan te biokimise, fakti qe njerzit kane probleme me Hernin Diskale, me nervin shiatik apo probleme te kockave e rehumatizmen, kane te bejn me Faktin e Gravitetit te larte qe ka Toka 9.8. Ai kembnguli se madhesia e turpit ton nuk perputhet me kete gravitet, per pasoje Ai doli ne konkluzionin se sjelljes se njerzimit ketu si denim me burg. Kuptohet qe pas nje 3 muajsh pasi ai filloi te fliste dhe po behej i njohur ai dhe familja e tij u vrane ne menyre makabre.