Ish ministri, pistoletë ndaj policëve

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Banditët e parlamentit shqiptar po kërkojnë me ngulm që t’i shpëtojnë drejtësisë duke e penguar me çdo lloj mënyre reformën e saj. Pamë para disa ditësh 9 deputetët e PD-së në të ashtuquajturën protestë tek liqeni. Me thënë të drejtën, dhe me rrugaçët ordinerë t’i krahasosh, e kanë pak. Po si ka mundësi që ish-ministri i Brendshëm dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së godet me grusht policët që ishin në krye të detyrës, midis tyre edhe femra, apo Strazimirin me pistoletën në brez që edhe me leje po ta kishte është e ndaluar me ligj mbajtja e saj në tubime publike? Por këtë s’ka si ta dijë Paloka kur çirret në parlament. Sigurisht që ne jemi kritikë për punën e kësaj mazhorance që më shumë duhet të bëjë për uljen e varfërisë, papunësisë dhe rritjes se mirëqenies së popullit, por kurrsesi nuk mund të pajtohemi me veprimet e këtyre banditëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *