Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër kryeministrin e vendit Edi Ramën, ndërsa thotë se po shkatërron pasurinë publike duke e shitur atë tek privati me anë të skemës së PPP-ve dhe koncesioneve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani analizon veprimet e fundit të kryeministrit dhe sipas tij Rama po punon sikur të ishte në ditët e fundit të qeverisjes.
Ai shton se çdo qeveri që do të vijë pas kësaj do ta ketë të vështirë, por jo të pamundur, që të punojë ndershmërisht për interesin publik.
“Një gjë është e dukshme:Kryeministri po i bie si n’top t’karadakut pasurisë publike të mbetur tashmë.
Po nxiton me shpejtësi marramendëse të japë çdo gjë të mundshme me konçension. Çdo gjë publike, rrugë, minierë, pyll, vend turistik, trashëgimi kulturore e historike, bregdeti e ç’ të ketë mbetur po kalon sa hap e mbyll sytë në duar të kompanive private me PPP ose me koncension.
Ndërkohë nëpër territoret urbane kudo gjen një copë tokë, publike a private qoftë, e jep për ndërtim. Me shpejtësi marramendëse po i bën këto. Duket sikur po punon për ditën e fundit.
Qëllimi është ta lërë vendin të paqeverisshëm dot nga interesi publik. Ideja e tij e sëmurë, kanceroze madje, është që vendi në 50 vitet e ardhshme të qeveriset nga privatët të cilëve ju ka dhënë praktikisht ekonominë shqiptare në dorë…
A do të ndodhë kjo gjë?!
Të shohim! Por qeveria e re, kushdo qoftë pas kësaj flaflame kriminale do ta ketë të vështirë. Natyrisht, jo të pamundur”, përfundon Manjani.
e.t./dita

Pse, nuk ka te drejte?
E ka thene shume bukur.Kjo eshte e verteta.
Rama eshte shnderruar ne nje klepto-maniak serial.
Pa dale nje force politike,qe te jape prova per ndershmeri,Rama do te votohet perseri.
Rama e di se bashen e ka aleate per kete qillim mbasi fitimin e ndajne bashke po shqiperia po vdes nga keta te dy!
O yllo komunisti, po pse privati eshte armiku i vendit. T’ja u japi te huajve sic beri Saliu, hajde de,mund te kishe te drejte por shqiptareve.
Te kuptoj, ne pasurine publike mund te futesh kollaj duart, por ne ate private e pakez te veshtire, prandaj ben zhurme tip LSI-je
Këto që thotë janë të vërteta por ky zotëria është pjesë e bandës së politikanëve që e kanë rrjepur këtë vend e këtë popull.Këta duhet të zhduken që të gjithë nga skena politike dhe të japin llogari përpara drejtësisë së re,përndryshe ky vend nuk do të bëhet kurrë.Të gjithë politikanët të kalojnë në skanerin e pasurisë,tju sekuestrohet gjëja e vjedhur dhe të shkojnë në burg.
Sepse Z.Ylli Manjani nuk pranoi te ishte” pjesë e bandës së politikanëve që e kanë rrjepur këtë vend e këtë popull”,u kerkua nga
Kryeministri Edvin Escobar D’Rama qe te largohej nga posti i Ministrit te Drejtesise.”Kryeministri Rama që prej tre muajsh i ka
kërkuar me ngulm aleatit të tij në koalicion, Ilir Metës, që ta zëvendësonte Ylli Manjanin me një tjetër emër nga Partia e tij.
Ministria e Drejtë- sisë ka qenë oponente e VKM-ve dhe projektligjeve që kalonin në të. Kjo ka krijuar një marrëdhënie të vështirë
personale mes Ministrit Manjani dhe Kryeministrit Rama, që gjente vazhdimisht një kundërshtar brenda kabinetit pothuajse për
çdo akt të qeverisë.Por këto qëndrime nuk e kishin shqetë- suar aq shumë Kryeministrin Rama, për sa kohë ato artikuloheshin
brenda mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Por kur Ministri i tij nisi të bëjë kritika në publik dhe në media për kultivimin dhe
trafikimin e kanabisit, Reformën në Drejtësi, kryesisht vetingun, duket se kjo ka sjellë dhe ndarjen përfundimtare të kësaj
bashkëjetese të sikletshme brenda qeverisë”.