Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjoshaj e konsideron vendimin e marrë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në një dështim.
Përmes statusit të saj në rrjetin social “Facebook”, Gjosha ofron kushtet e vendosura të Këshillit Europian ndaj Shqipërisë dhe shton ndër të tjera se do të jetë akoma dhe më e vështirë tani kur kërkohet ratifikimi i vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtare.
Sipas saj, konkluzionet janë një kambanë alarmi për të gjithë ne dhe është detyra e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të bëjë transparencë për qytetarët shqiptarë.
Postimi i Gjoshës
Kam që nga dita e djeshme që ndjek me vëmendje reagimet e qeverisë mbi çështjen e negociatave të Shqipërisë. Çdo gjë mund të kuptoj, por të festosh për dështimin do të thotë të mos kesh respekt për vendin tënd, për qytetarët e tu!
Për të gjithë ata që mund të bëjnë një analizë realiste mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe për gjithë institucionet përgjegjëse dhe koordinuese, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se cilat janë pikat kyçe të raportit:
- Shqipërisë nuk i janë çelur negociatat, përkundrazi ky do të jetë një vit i vështirë për të plotësuar 13 kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
- Për herë të parë në historinë e këtij procesi, Këshilli kërkon ratifikimin e vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtare, para se ai vetë të japë vendimin. Këtë praktikë e ka pasur ligjërisht vetë Gjermania dhe më pas e praktikoi edhe Holanda. Sot kjo është e hapur për të gjithë parlamentet. Kjo e bën thuajse të pamundur një vendim pozitiv për negociatat edhe gjatë vitit 2019.
- Kushti më kryesor që i është vendosur Shqipërisë përveç krimit të organizuar, korrupsionit dhe drejtësisë, është çështja e azilkërkuesve dhe mundësia e vendosjes së mekanizmit të vizave. Këshilli i tërheq vëmendjen Komisionit Evropian, duke kërkuar një raport të posaçëm mbi këtë çështje.
Këto konkluzione janë një kambanë alarmi për të gjithë ne dhe është detyra jonë të bëjmë transparencë për qytetarët shqiptarë, të cilët gjëja e fundit që kanë nevojë është mashtrimi dhe e pavërteta.
Perspektiva e tyre europiane nuk mund të mbetet peng i delirit dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie!
s.a/dita

mbas 2019 shkoni e shkerdhehuni anej nga Arabia
per me fitu pare ,
se me prostitucionin ne politiken Shqiptare
ju pre rruga .
Vetting-u do shkoje muajion tjeter ne presidnece ,
per te pastruar presidencen nga Krimi ,zvarraniku helmues i lsi-se
Kur ble na i gjo te dyqonet e ksajt bythvarmes, asnjiher nuk te jep fature
Haw.haw haw haw,,,,
C’na botoni keto marrezira te shkruar nga njerez qe aksidentalisht u ndodhen ne nje karige ministrore.
Me bachella si puna jote LSI e PD ne p..enenes tuaj do shkoni qe ncini faqen vendit tuaj
Po te jete besuar se ti ke shkruar nje fjali do te ishin hapur negociatat, vazhdo te rritesh femijen se kur ta kuptosh to se cfare bere per Shqiperine,