Partia Aleanca Popullore e cila në zgjedhjet e 23 qershorit ishte në koalicion me Partinë Socialiste ka bërë thirrje që në Tiranë votuesit e saj të mbështesin kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi.
Kreu i AP, Artur Dojaka i ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Channel One” me gazetaren Klara Dervishi tha se Bojaxhi premton shumë për Tiranën dhe për këtë arsye do të ketë edhe mbështetjen e plotë të AP-së.
Partia Aleanca Popullore në këto zgjedhje garon e vetme në të gjithë vendin ku në disa bashki ka dhe kandidatët e saj për kryebashkiak.
Më poshtë pjesë nga intervista e zotit Dojaka:
Fushatë po bën dhe Aleanca Popullore për të mbështetur kandidatët e pavarur. Përse?
Këto janë zgjedhje vendore, pra në interes të drejtpërdrejtë të menaxhimit vendor të halleve të qytetarëve. Nuk i shpëtuan dot politizimit gjithsesi. Ne qeverisemi pak a shumë nga të njëjtët faktorë politikë, të njëjtët politikanë prej 25 vitesh. Secili prej nesh mund t’i bëjë një pyetje vetes: Për këtë situatë ku ndodhemi sot, kush e ka meritën? Nuk po them. kush është fajtor. Pyes për meritë të kujt jemi?! Merita u takon politikanëve të këtyre 25 viteve pra politikanëve të sotëm të partive të mëdha dhe të partive që u janë bashkëngjitur në dështim. Ndaj ne morëm një vendim. Ishim shumë të qartë për këtë që në fillim të këtij viti. Ne vendosëm të mbështesim iniciativat e pavarura, edhe si një përpjekje për të dhënë mesazhin e depolitizimit sadopak të zgjedhjeve vendore. Në rang republike, ka disa kandidatë, të cilët garojnë si të pavarur, dhe disa të tjerë të cilët kanë zgjedhur Aleancën Popullore për të garuar. E tillë është situata edhe në Tiranë.
Në fakt në Tiranë ndryshe nga bashkitë e tjera, janë disa kandidatë të pavarur. Ju keni zgjedhur të mbështesni vetëm z. Bojaxhi?
Unë do të thosha që në Tiranë është vetëm një kandidat i pavarur, në njohurinë time sepse të gjithë kandidatët e tjerë janë kandidatë përfaqësues të partive politike, parti të njohura ose më pak të njohura. Kandidati i vetëm i pavarur është z. Gjergj Bojaxhi për të cilin ne japim mbështetjen tonë të plotë. Gjergji jo vetëm është i pavarur, gjë që e ka treguar bindshëm në karrierën e tij administrative, por është edhe një kandidat i cili premton shumë për Tiranën, premton një qasje tjetër inovative ndaj problemeve që kanë sot banorët e kryeqytetit.
Dojaka, është një ndarje përfundimtare kjo me koalicionin e majtë fakti që ju në këto zgjedhje nuk ishit pjesë për të mbështetur kandidatët e saj?
Ne ishim pjesë e ndryshimit në vitin 2013 dhe jemi shumë të kënaqur që ishin pjesë e ndryshimit në 2013-n. U bëmë pjesë me dëshirën dhe vullnetin për të sjellë ndryshim në mbarë vendin. Do të thosha që deri në vitin 2017, ne jemi pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Për arsye se ne jemi pjesë themeluese e atij koalicioni dhe për më shumë akoma, jemi ndër partitë e para të renditura fituese në atë koalicion. Jemi renditur të pestët, në një listë prej 38 partish. Në zgjedhjet lokale vendosëm të japim mesazhin që disa gjëra nuk po shkojnë siç duhet në këto dy vjet qeverisje. Siçt thashë, ne jemi pikë së pari për depolitizimin e zgjedhjeve vendore. Qeveria nuk ka arritur t’i përmbushë në nivelin që dikton vota e 23 qershorit, pritshmëritë e qytetarëve. Gjykojmë se do të ishte e udhës që të fokusohej kryesisht në qeverisjen qendrore dhe të lejë më të lirë hapësirën e administrimit në qeverisjen vendore. Sepse me keqardhje shikojmë që po ndodh e kundërta. Si Aleancë Popullore ne duam të vazhdojmë të jemi në krahun e qytetarëve. Ashtu si edhe në 2013-n, gjendemi në krahun e të zemëruarve, e të zhgënjyerve. Eshtë një zemëratë e drejtë e atyre që shpresuan që pas 2013-s do të kishte një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt. Gjë e cila për hir të së vërtetës nuk ka ndodhur. Janë akoma 2 vjet përpara. Presim dhe shpresojmë që mazhorancs t’u rikthehet edhe njëherë t’i analizojë premtimet që ka bërë.

VOTA PER BOJAXHIUN ESHTE VOTE PER VEHTE.
DUHET TE TREGOJME QE NUK JEMI BAGETI SI POPULL.
Bravo Dojaka. Un sjam as Cam, as Pedeist. Kam votuar partine socialiste deri dje por punet kane marre tatepjeten. Dhe nuk durohen keto tallje qe gjasme na pyesin ke duam dhe kur u themi duam Majkon na vejne nje Veli aty qe akoma nuk e di ku jane socialistet. Prandaj une do e votoj kete Bojaxhin dhe shume mire dhe Dojaka per kurajon. Luftuam kunder Saliut per me mire. Po na doli nje Nano i dyte. Madje Nano te pakten ishte i bute kurse ky i gjati as ta fershellen fare. I bej thirrje mos te beni me te njejtin gabim njerez. Berisha morri fund. Tani ti tregojme vendin edhe Rames. Votoni kandidate te pavarur dhe parti te tjera se ndryshe do e hajme edhe nja tete vjete te tjera.
bravo ALEANCA POPULLORE te votojme nr. 61
vazhdoni perppara se ka te zhgenjyer qe ju mbeshtesin
te votojme per veten tone , boll na kane mashtruar tere keto vite
te zhgenjye , te mashruar, te genjyer , te zemeruar kudo qe jeni votoni per veten tuaj votoni Aleancen Poopullore
Me ne fund vote per qytetarine.
Jo me vote si dele per politiken mashtruese. Boll me me zgjedhjen e te keqes me te vogel. Me ne fund Tirana ka nje alternative reale, Gjergji Bojaxhi!
Te denojme me vote kllounat e kryetareve te partive te medha. Atyre, Tirana ja dha shansin per te drejtuar, Rames 11 vite dhe Bashes 4 vite. Koha RAMA & BASHA MBAROI!!!!!
Tani koha eshte e qytetareve dhe qytetarise, jo e sherbetoreve te bizneseve klienteliste.
Bravo ALEANCA POPULLORE per qytetarine e treguar. Nje Bravo e madhe per mosberjen pale me hajdutet e maskarenjte e politikes ordinere shqiptare, qe e kane katandisur vendin ne nje geto te Ballkanit dhe halè te Europes.
Koha jo me e MASKARENJVE, por e SHQIPTAREVE!
KJO ALEANCA POPULLORE, PO QE SE ESHTE REGJISTRUAR JASHTE KOALICIONEVE TE PD DHE PS, I KA HALLALL VOTAT.
PO QE SE ESHTE REGJISTRUAR SI PJESE E KOALICIONIT KA BERE HARAKIRI.
Disa prej rrymave te koalicionit te majte dhe disa prej liderave kryesor te tyre sot dalin publikisht perdhenien e votes ndaj nje kandidati tjeter dhe Kandidatit te zogut te Rames ! Mbajtja nen presion dhe ne genjeshter nga Kryeministri eshte nje poshterim I fjales se dhene te ketyre partive por nga ana tjeter eshte deshmia me e mire se ca mund tju bej shqiptareve ne keto dy vite !
Aleanca popullore ka dale gjithmone e vetme ne zgjedhjet qe jane zhvilluar edhe kete radhe AP
ka programin e saj dhe ka dale me kandidatet e saj per zgjedhjet vendeore.
dhe besoj se do te arrisi objektivate saj.
AP ka dale e vetme ne keto zghedhje lokale dhe me programin e saj ajo do te arrisi te gjitha objektivat.
SE SA DO TI ARRIJE OBJEKTIVAT AJO MBETET PER TE PARE,
POR DUHET TA VOTOJME SE ESHTE E SIGURT SE ME KEQ NGA KETA QE JANE NUK KA KU VETE ME.
ok
AP te japi leke per punetoret e GLOBES qe ta votojne se edhe ne zgjedhet e tjera lokale AP pagoj punonjesit me nga 5000 leke per LULUSHIN per nje leje ndertimi tek SHKOLLA ISMAIL QEMALI ttuuuuunnnnnnggggggggggggggggggggg
Nje pyetje kisha une: AP eshte gje fraksion i Likes se LSI-se? Se ky eshte pazari i Metes dhe Mones.
Me ndriço pak o biri, qe mos mbetem injorante, he xhan. Se erdhen zgjedhjet, edhe 10 dite mbeten.
Se ti qenke i brendshem fare…
Me padurim, mbetem ne pritje.
Ti e more 5,000 tende?
Ju pershendes qe mbeshtesni kandidatin Gjergj Bojaxhi, eshte nje veprim qe tregon se jeni nje parti me vizion te perparuar . Keni mbeshtetjen e qytetarve te Tiranes qe jane ne shumice me z. Bojaxhi.
Z. Bojaxhi ka premtuar se do te prishe ndertimet e Bashes tek diga liqenit artificjal.Duhet te perserise kete premtim,ta beje moto te fushates,sepse miletit i kane ardhur ne maje te hundes perbindeshat prej betoni.
te votojme per dicka ndryshe kete here te votojme aleancen popullore dhe gjergji bojaxhi
BOJAXHI NORE BOJAXHI
NUK NA VE DOT BOJEN TI
SE TE GJITHE TANI E DINE
KE BERE PAKTIN ME SALINE
BOJAXHI TE DOLI BOJA
NA TREGON NGA KETO LOJA
AMERIKA PO BEN NAMIN
QE TE VERE NE FRON SELAMIN
SI FILLIM, SI HAP I PARE
TRURI JONE DUHET SHPLARE
DHE PASTAJ ME BOJEN TENDE
TE NA LYESH TE SHKRETEN MENDJE
BOJAXHI MOS NA JEP MENDE
KA MBARUAR ZANATI TENDE
NUK DO POMPA ME NJERI
LYEJME ME RYLA NE SHTEPI
NDOSHTA DIKUSH TE PAGOI!!!!
ME LEPUSHKA TE MBUKOI!!!
TE THUASH KET ALIBI….
NDOSHTA ESHTE BACA SALI???
PER SALIUN SE BESOJ!!!
NDOSHTA BASHA TE TRUKOI!!
AH ME DET, ME DET C’NA GJETI
JA SHPELATE TRURIN KETIJ MILETI
PO DHE KJO NUK DO BESUAR
TASH GJITHEKUSH E KA KUPTUAR
SE NJE SHPURE ME KRIMINELE
SOT NE BALL TY TE KA NXJERE
QE TE THUASH “JAM I PAVARUR”
UNE MENDOJ “ME TY JAN TALLUR”
ATA JAN POLISHEJTANE
S’NJOHIN DIN, E AS IMAN
NJE KESHILL TE JAP SI MIK
LERE KETE PUNE,DHE,IKE
QE TE JESH SHQIPTARE I LARE
EMRIN GJERGJ TA KESH HALLALLE
SE SHQIPRISE THOT HISTORIA
VERTETE LARTE JU NGRIT LAVDIA
NGA NJE GJERGJ I KASTRIOTEVE
QE NUK QE SI PUNA JOTE…..
MOS U BEJ MASH PER TE TJERE
JEPI VETES TENE VLERE
MOS U BEJ MBUROJE SALIANE
SE VJENE ANES KJO JALLANE
VJEN NJE KOHE E VJENE NJE DITE
DHE NA SHKRUHEN HISTORITE
NUK ESHTE MIRE TE JESH SHQIPTARE
DHE ME DAMKEN TRADHTARE
FORTE PO TUNDET SOT PLANETI
NGA TSURNAMI NGA TERMETI
POR KY POLIGRAFI JOT
ESHTE SHKENCE PER MIOPE…
O bejtexhi injorant!
Meso te shkruash njehere gjuhen shqipe, pastaj fillo te shkruash bejte, se poezia per ty eshte si haviari per ate qe eshte rritur me buke e gjize.
Bythelepiresi e ortaku kryesor I Berushes eshte Rama, I nderuari kryeminister I Shqiperise. Fale pazareve te ndyra qe kane bere me njeri tjetrin, ketij gjatoshit nuk ja mban ti preke asnje fije floku as Sales, as Zenit e as Gites.
Prandaj, shqiptar me damke tradhetar ne njohim vetem nje: Rama BYTHA!
Mesimi me i mire qe mund ti jepet blerjes se votes nga peshkaqenet e politikes eshte vota per te pavarurin Gjergji Bojaxhi dhe Aleancen Popullore.
Te nderuar qytetare te Tiranes: mos e shisni voten tuaj tek partite e medha, as per 50,000 leke e as per 500,000 leke. Ato jane leke qe ata jua kane vjedhur juve. Duke vjedhur parate tuaja ata ju kane lene pa uje 24 ore, kane lene pa drita rruget e rrugicat e ketij qyteti, kane lene pa kapake pusetat e rrugeve duke ju rrezikuar jeten, ju kane lene rruget pa sinjalistike e vija te bardha, duke ju detyruar te kaloni rrugen me vrap njesoj si kafshet, ju kane qelbur qytetin me plehra etj etj.
Te largojme keta peshkaqene e hajdute, te pakten nga pushteti vendor, si hap i pare i nje kthese te medhe.
Jepini dinjitet vetes tuaj, vota juaj nuk ka çmim, vota juaj eshte vote per jeten tuaj, per te ardhmen tuaj. Mos e shisni ate, por perdoreni si armen me te forte per te denuar ne menyre qytetare me vote, ata qe ju kane genjyer e vjedhur deri me sot!