Ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, do të paraqitet sot në orën 09:30 në Prokurorinë e Krimeve të Rnëda ku është thirrur të dëshmojë për videon “Babale 2”, në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ishte deputeti Taulant Balla ai që bëri këtë deklaratë nga salla e Kuvendit.
Hoxha pritet të kryejë edhe një seancë ballafaqimi me Alfred Alizotin.
l.h/ dita
