Ish-presidenti francez Sarkozy mohon përpara trupës gjykuese akuzat për financimin e jashtëligjshëm të fushatës të tij

Edlira Shehu

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpreh sot përpara trupës, se në lidhje me akuzat e ngritura kundër tij për financim të jashtëligjshëm të fushatës së tij që dështojë ta risillte në pushtet në vitin 2012, ai nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

Një Sarkozy sfidues tha përpara gjyqit se ai nuk kishte qenë i përfshirë në logjistikën e fushatës së tij për mandatin e dytë si president dhe as nuk dinte sa para ishin shpenzuar gjatë të gjithë fushatës elektorale.

“A kisha për qëllim të kryej një mashtrim apo të bëj diçka të gabuar? A u tregova i pakujdesshëm? Neglizhues? Përgjigja ime është ‘jo’-ja më formale që ekziston ndaj të gjitha këtyre pyetjeve,” tha Sarkozy gjatë seancës. “Që nga momenti që më është thënë se çdo gjë ishte në rregull, nuk kishte asnjë arsye përse ta mendoja më gjatë.”

Sarkozy, i tha gjyqtarëve se ai ishte i përgjegjshëm për drejtimin politik të fushatës së tij, por jo për organizimin e mitingjeve, prodhimin e materialeve elektorale apo pagesën e faturave.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy harxhoi rreth dyfishin e 22.5 milionë euro-ve, që është shuma e lejuar sipas ligjit elektoral, për mitingje ekstravagante dhe më pas ata akuzohen të kenë punësuar një agjenci miqësore të marrëdhënieve me publikun për të fshehur të gjitha kostot.

Në aktakuzën e tyre, prokurorët e pranuan faktin se hetimet e tyre dështuan në sjelljen e provave që tregojnë se Sarkozi e organizoi apo ishte i përfshinë në këtë skemë, por ata argumentuan se ai përfitoi prej saj ndaj do të duhet të ketë qenë i vetëdijshëm për të.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *