Ish-presidenti i Gjeorgjisë, këshilltar i Edi Ramës?

Bledar Lumani

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvilli, mund të jetë këshilltari i ardhshëm i kryeministrit Edi Rama.

Kështu raporton të paktën Balkan Insight.

Sakashvili ka qenë në Tiranë më 15 korrik, pas një ftese të qeverisë shqiptare.

Ai është takuar me Ramën, Niko Peleshin dhe ministren e Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Sakashvili është takuar me Ramën edhe më 27 shtator, kur ishte ende president i Gjeorgjisë.

Atëherë Rama tha se Sakashvili është një hero për gjeneratën e re të politikës shqiptare.

Megjithatë, një zëdhënës i Sakashvilit mohon që ky i fundit të ketë marrë ndonjë rol zyrtar në qeverinë shqiptare.

Sakashvili është bërë i njohur pas konfliktit me Rusinë në 2008-n.

Ai njihet si një reformator karizmatik, por edhe si një lider autoritar, që ka dështuar me korrupsionin në nivelet e larta./b.l

Share This Article
14 Comments
  • bir selman i nenes ke te qaje me pare? nje personazh gjakatar si sakashvilli i cili ne vitin 2008 futi ne vellavrasje popullin e tij duke sulmuar dy republika autonome dhe per pasoje te pesonte sulmin nga ushtria ruse e cila per 4 dite u gjend ne kryeqytetin tbilis dhe ku ky personazh meshihej si mi, na konsiderohet si hero nga politikanet tane? desha te kujtoj nje shprehje te kryeministrit qe thote FUNDI I MAREZISE dhe me te vertete ky eshte FUNDI MAREZISE?

    • Mikhail Sakashvilli u perpoq te rimerrte nen kontroll territorin e Gjeorgjise mor trangull,pasi 2 republikat e veteshpallura te pavaruara kishin qe prej 1991 qe de fakto ishin te shkeputura nga Gjeorgjia, dhe ishte pikersiht nderhyrja e Rusise qe qe pengoi forcat gjeorgjane!

      Sipas teje nqs Dropulli shpall pavarsine,dhe shteti dergon forcat per ta rimarre nen kontroll,dhe nga ana tjeter Greqia kunderpergjigjet duke sulmuar Shqiperine,faji i bie te jete i Shqiperise jo i Greqise,meqe ishte Shqiperia ajo qe sulmoi,ooooo TRANGULL!

  • Ky gangster aventurjer , me politiken e tij , e coptoi në tre pjesë Gjeorgjinë dhe tani do vijë të forcojë Shqipërinë?!
    Edi Rama , thirri mëndjes se po bën gafa që do të kushtojnë shtrenjtë ! Shqipëtarin e zakonshëm nuk e mahnit as Toni Bller , as Shakashvili. Kërkoi këtu këshillëtarët por, jo servilë bythëlëpirës. Të mendoja ndryshe , Edi !

  • A ka mundesi te behet trasparence nga qeveria mbi numrin e keshilltareve dhe sa paguhen ata? Trasparenca ishte nje nga premitimet e Rames!
    Nese merren gjithe keta keshilltare qeveria tregon se nuk ka kapacitetin dhe aftesine e duhur per te zgjidhur problemet dhe kjo vjen jo se mungojne personat e kualifikuar nga kontingjenti shqiptar por sepse punesimi eshte bere me tarafllek, pardon, me konkurse se tingellon me “trendy”.
    Kam pershtypjen se Rames i duket vetja si trajner i nje skuadre sportive qe ka marre licencen nga shteti te bleje lojtare te huaj sipas qejfit edhe pse eshte i bindur se skuadra nuk do te jete kurre ne gjendje te fitoje.

  • Ky Sakkhashvili uli korrupsionin dhe i ra kokes atyre qe mendonin se mund te korruptonin kedo qe kishin perpara. Sot policia e gjeorgjise renditet e dyta ne bote pas Finlandes per nivelin e ulet te korrupsionit, sot Gjeorgjia renditet e 7ta nga IFC si nje vend ku investitoret e huaj duhet te hapin biznese. Sot sistemi i arsimit ne Gjeorgji nuk ka me kopje provimesh apo para nen dore per te marre te drejten e shkolles. Dhe ky e beri reformen, me hir ose me pahir. zoteria ne fjale i futi ne burg gangsterat, ju konfiskoi pasurine dhe mbushi arken e shtetit me parate e krimineleve. Ky zoteria arrestoi politikanet e korruptuar, dhe i tha: nese s’doni burgun, paguani 2 milione Euro gjobe ne vend te denimit me burg dhe mbushi edhe arken e shtetit dhe i nxiu faqen njekohesisht plehrave te korrupsionit. Ky pra eshte gjakatari, qe ndryshoi vendin e vet nje here e mire dhe e futi ne rruge te mbare. Sa per kritikat, edhe Abraham Lincolnin pas vrasjes e dashuruan. Shkoni lexoni nje here perpara se te lexoni informacione propagande pro rus!

  • Kllara , ku banon sot Shakashvili ? Në Gjeorgji jo se atje e kërkojnë me Interpol për ta gjykuar për krimet që ka bërë ! Kllarë moj Kllarë , sa e ditur qënke ?!

    • po ta kerkonte Interpoli mendon ti se ky tipi do bridhte rrugeve te botes pa probleme e te nxirrte vendndodhjet e veta sipas qejfit? Mendoni ju se ky ‘i kerkuari’ do jepte mesim ne Tuft University, USA? Sa per te ditur, s’dime kush eshte me shume AP. Kontrolloi pak infot, apo deshton gjuha…

  • Ky kollovari Hollandez eshte nje vegel e amerikaneve i cili ju ka ngelur pa pune , dhe padronet e tij e kane sjelle me katapulte ne shqiperi, te marresh mend nga ky do te thote qe shteti shqiptar mos kete piken e dinjitetit ( jo se e kane keta tanet)

  • Për “importin” e këshilltarëve vendos kryeministri por,… për paratë me te cilat ata paguhen nuk vendosin shqiptarët taksapagues? Kush është gjykatësi që duhet ta zgjidhë këtë ekuacion? Nuk besoj se duhet një vendim alla xhin xhoni !? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *