Ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaron se Serbia e ka pranuar de fakto pavarësinë e Kosovës. Ai tha se gjendja ka ndryshuar pas marrëveshjes së Brukselit.
“A do të bëhet Kosova shtet i pavarur përmes kësaj politike? Me siguri se po, pavarësisht asaj se çfarë do Serbia, sepse numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën është më i madh se gjysma e anëtarësisë së plotë [të OKB-së]”, ka thënë Tadiç
Deklaratat e liderit të partisë së majtës SDS, u bënë pas marrëveshjes për koalicion me partinë e liberalit Çedomir Jovanoviç.
Ky i fundit u tha gazetarëve në Beograd se pavarësia e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në platformën e tij politike, por ka theksuar se ndryshimi i Serbisë duhet të bëhet edhe përmes ndryshimit të qëndrimit karshi Kosovës.
Jovanoviç ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë edhe disa të vërteta të hidhura, në mesin e të cilave është edhe ajo se “Kosova sot veten e sheh si plotësisht të pavarur”.

Sjane mesuar gazetaret ende me lojera te tilla?
Sa here serbe e greke bejne keto deklarata duhet te shqetesohemi seriozisht se shiten interesat e shqiptareve ne Shqiperi e Kosove.
Duket qe mareveshja e zajednices do zbatohet dhe fjala e Tadic perdoret per te ulur gjakrat e shqiptareve qe ndihen te tradhetuar nga kjo mareveshje.