Ish-Presidenti për “Ballkanin e Hapur”: Na e ka kërkuar edhe më parë Tadiç, ajo që nuk u bë atëherë, ndodhi tani

redaktor

Duke komentuar procesin e “Ballkanit të Hapur”, ku sot u mbajt samiti i radhës në Tiranë, ish-presidenti Bamir Topi kujton planet e hershme të Serbisë.

Topi tha se gjatë periudhës kur mbante detyrën e kryetarit të shtetit ka marrë propozime nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.

Ish-presidenti zbuloi se Tadiç i kishte kërkuar më shumë se njëherë që të thellonin bashkëpunimin dhe në axhendë të përfshihej edhe Kosova.

“Gjatë periudhës kur kam qenë në Presidencë ka pasur takime intensive midis lidershipit politik në Ballkan. Kemi biseduar, në atë kohë në Serbi ishte Boris Tadiç. Më shumë se njëherë më ka kërkuar që ne të thellonim bashkëpunimin, ku në axhendë të trajtohej edhe Kosova.

Dhe politika shqiptare ka qenë e formatuar gati në unison duke dhënë një përgjigje, si unë, si kryeministri edhe kryetarja e parlamentit: “Në momentin kur Kosova ka strukturat veta atëherë i gjithë ky komunikim, nuk ka pse të mbahet për Kosovën nga Shqipëria”. Këtë përgjigje dhamë. Ajo që nuk ndodhi atëherë, po ndodh tani.

Sipas Topit edhe nëse ka perfitime ekonomike Shqiperia duhej te qendronte politikisht me Kosovën:

“Unë nuk besoj se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës realizohet në konferenca për shtyp. Janë marrëdhënie organike. 

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës faktori shqiptar në rajon konsiderohej mjaft solid. Nuk ishte forcimi i arsenalit luftarak, por atij politik. Ishte forcimi i një komunikimi në sinkron. Të vendosësh tani në krye raportet ekonomike me Serbinë duke injoruar ato politike me Kosovën, mendoj se po i bëjmë një dëm jo të vogël Kosovës”, – deklaroi Topi.

i.b. / dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Po ti tap topi ke qene edhe kur ishe ne presidence e jo me tani.edhe frymen demokratike ta mori Likja me dhune, thjeshte kane tallur trapin me ty!

    • Ti je nje debil partie.
      Cfare lidhje ka kjo qe thua ti me ate qe tregon ai?
      Shkoni mer qihuni me partine, ju militantet e bythes, ju dhifsha Saliun dhe Ramen, Shqiperine e ka marre rrokopuja nga ju, race bastardesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *