“Ish-presidenti rumun del agjent i Securitat”: Vallë vetëm në Bukuresht u helmua demokracia që në lindje?

J L

 

Diplomati dhe studiuesi Shaban Murati shkruan se ish-presidenti i Rumanisë për 10 vite Trajan Basesku, sipas vendimit të gjykatës ka qenë spiun i sigurimit famëkeq të shtetit në Rumani, që quhej Sekuritat.

Ai thotë se Basesku mbahet mend që në fillimet e karrierës demokratike se u mor me kontrabandën e naftës në ndihmë të regjimit kriminal të Millosheviçit nëpërmjet Danubit, në kohën kur ai regjim ndodhej nën embargo nga OKB për shkak të luftrave që Millosheviçi kishte shpërthyer në Jugosllavi.

Sipas Muratit, rasti i ish-presidentit rumun Basesku hap siparin e prapaskenave të formimit të demokracive në vendet ish-komuniste dhe të rolit qendror të sigurimit të shtetit komunist në inskenimin e regjimeve demokratike dhe në caktimin e njerëzve të lidhur me sigurimin, të cilët u vunë në krye të partive dhe të shtetit demokratik.

“Pyetja një milion dollarëshe, që del nga shembulli tipik i ish-presidentit rumun, është:

Vallë vetëm në Rumani sigurimi i shtetit komunist organizoi ndryshimin e regjimit nga komunist në demokratik dhe helmoi demokracinë dhe vuri në postet më të larta të regjimit demokratik spiunët e vet?”, shkruan Murati.

Demokracitë, që lindën të helmatisura

Gazeta rumune “Romania journal” njoftoi në 23 mars se Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe e Drejtësisë e Rumanisë vendosi në 23 mars 2022, pas shqyrtimit të dokumentacionit zyrtar, se ish-presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, ka qenë spiun i sigurimit famëkeq të shtetit në Rumani, që quhej Sekuritate. Basesku, president i vendit për dhjetë vjet me radhë në vitet 2004-2014, është akuzuar vazhdimisht nga mediat dhe forcat demokratike rumune për lidhjet me sigurimin e shtetit komunist. Në vitin 2019 Gjykata e Apelit e Bukureshtit vendosi që ish-presidenti rumun ka qenë spiun i Sekuritates. Basesku e apeloi atë vendim dhe tani Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe e Drejtësisë mori vendimin përfundimtar se Basesku ka qenë spiun i sigurimit të shtetit komunist.

Demokracia rumune për dhjetë vjet me radhë ka pasur në postin më të lartë të shtetit një spiun të sigurimit të shtetit komunist të diktatorit Çaushesku. Sigurimi i shtetit komunist e vendosi dhe i shtroi rrugën atij që të jetë në postet më të larta të shtetit gjatë 30 viteve të demokracisë, ku ka qenë qysh në vitin 1991 ministër dhe pastaj kryeministër dhe president i vendit. Basesku mbahet mend që në fillimet e karrierës demokratike se u mor me kontrabandën e naftës në ndihmë të regjimit kriminal të Millosheviçit nëpërmjet Danubit, në kohën kur ai regjim ndodhej nën embargo nga OKB për shkak të luftërave që Millosheviçi kishte shpërthyer në Jugosllavi.

Ironia është se Basesku, duke qenë nën betim, ka gënjyer dhe ka deklaruar se nuk ka qenë spiun i Sekuritates. Kjo krijon kushtin që pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit në 23 mars ai të ndiqet penalisht dhe neni penal parashikon dënim deri në 2 vjet. Në bazë të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit dhe të Drejtësisë ish-presidenti Basesku humbet tani të gjitha privilegjet, që lidhen me postin presidencial, që ka pasur. Por si gjithë spiunët e posteve të larta të shteteve ish-komuniste, që nuk iu skuqet faqja, Basesku deklaroi se do të ankohet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Rasti i ish-presidentit rumun Basesku hap siparin e prapaskenave të formimit të demokracive në vendet ish-komuniste dhe të rolit qendror të sigurimit të shtetit komunist në inskenimin e regjimeve demokratike dhe në caktimin e njerëzve të lidhur me sigurimin, të cilët u vunë në krye të partive dhe të shtetit demokratik. Ka ngjashmëri tronditëse në skemat dhe në metodologjinë e formimit të demokracive të reja në vendet ish-komuniste, demokraci që lindën të helmatisura dhe patën në krye udhëheqës të helmatisur.

Tipike e ish-presidentëve dhe ish-kryeministrave spiunë të sigurimit të shteteve komunist është se edhe pasi kanë gëzuar dhe vjelë me dekada postet më të larta të shtetit, duan të ngordhin në kolltukun e pushtetit. Ish-presidenti rumun spiun, në moshën 71 vjeç është sot deputet në Parlamentin Europian. Nuk ka ende informacion nëse parlamenti europian do të vazhdojë edhe pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Drejtësisë të Rumanisë të 23 marsit 2022 ta mbajë në radhët e veta deputetin rumun spiun i nivelit të lartë i sigurimit komunist.

Pyetja një milion dollarëshe, që del nga shembulli tipik i ish-presidentit rumun, është:

Vallë vetëm në Rumani sigurimi i shtetit komunist organizoi ndryshimin e regjimit nga komunist në demokratik dhe helmoi demokracinë dhe vuri në postet më të larta të regjimit demokratik spiunët e vet?

Share This Article
15 Comments
  • Nuk u helmua vetem ne Rumani,por edhe tek ne perderisa ju komunistet e sigurimsat u bete kryetar partish ,ambasador e biznesmena e vegjetoni kudo neper gazeta e tv me rroga milioneshe

  • Është pyetje 1 dollar se në Shqipëri shumica e atyre që u futën në politikë ishin e janë spiunë.Saliu i pari.

  • Jo mor Shabani, jo !
    Me të tillë qënie u helmua socializmi, dhe u ëmbëlsia “demokracia”, kjo është e vërteta .

  • ”Pyetja nje mije lekshe(te vjetra), eshte: a di gje ti Shabon se Salih Birishe Vicidoli qe te beri ty diplomat ‘te shquar’, ka qene jo vetem spiun i sigurimit te shtetit(provuar me fakte kjo),por edhe i pari president i Ballkanit qe ka thyer embargon nderkombetare qe i ishte vene Jugosllavise se kohes?”

    • Remo,
      E di edhe fort mire e di ! Po tash deshtimet nuk po munden me u mbuluar me fajin e ka opozita se gjithe Shqiptarija e ka kuptuar se pd ps lsi jane pjelle e sigurimit
      Alternative ka, po duhet revolucion , ne kuptimin e mire te revolucionit e jo anarki sic e duan disa per me mbetur prape faji jetim! Revolucion per t’i burgosur e denuar zullumqaret, grabitcaret qe bankat e botes i kane mbushur pare…
      Bashke mundemi me va treguar vendin e tyre: burgin !

  • Nderime dhe respekt Z Murati .

    Ish sigurimsat edhe ketu ne Shqiperi si ne te gjithe shtetet e lindjes moret frenat ne dore ..Diktatura pati shume kohe dhe kjo zgjatje kohe ishte , qe qe kur filloi lufta e ftohte qe sgjati disa dekata i la kohe shume te gjitha vendeve komuniste , te mendonin per te ardhshmen e tyre , kush do drejtonte .. I dime te gjitha . Po ne Shqiperi pse nuk u hapen nga as edhe nje parti dosjet e sigurimit sidomos per Deputete , ministra e kryeminitra e Presidente ? Po ju jap dy shembuj ,me qe Saliu thote se do te drejtoje PD dhe na ben DRR ..DRR neper tribuna duke thene se do e beje Shqiperine “DEMOKRATIKE ” . Te dy ministrat e brendeshem te Saliut Musaraj dhe Shahmata kane qene ne sigurim .Ka edhe te tjere plot me lopata ne Shqiperi . Te dale Saliu e ta kundershtoje po te doje , por do e fuse koken ne rere si struci.,.Ka dhe te tjere , por ishalla do zoti te pranohet Shqiperia ne BE se pastaj do i detyroje BE ti nxjerin , me gjithe se dihet ,kuptohet se te gjithe keta qe nga Saliu , Rama ,Meta e kompani nuk e duan i frigohen integrimit Shqiptar ne familjen Europjane ne BE .

  • Ajo qe me cudit e trishton ne te njejten kohe eshte se ky maskarallek e kurth ka ndodhur ne vendin qe beri revolucionin e goditjen ekzekutuese te ciftit Causheski atehere ne Krishtlindjet e vitit 1989 .Pra diktatori me te shoqen u vrane e nuk ishte me urdheruesi e vendimeve te metejshme . Tek ne justifikohet cdo plan e strategji se diktatori R ..Alia jetoi , udhezoje “Pardesyte e bardha “per vendosjen e plurarizmit . Te vrasesh vetem koken nuk mjafton . Duhej nje gjygj spastrimi ne te gjithe qytetet / nje Nürenberg te dyte / e sot s”do te kishim as Xhafaj , as Berisha ,as Braho , etj. etj. te shumte .

  • Besoj se i kemi thene gjerat sic jane dhe Saliut nuk po i behet gje! Dihet kush e mbron! Por edhe ai vete po perdoret ashtu sic ai perdor trutharet hajdute te tij! Njerezit qe i vene pas nuk e di ne se e kuptojne qe Saliu do t’u mesoje atyre artin e genjeshtres se mashtrimit,te tradhetise,te hajdutllekut ,te poshtersise,pabesise,te egos se semure,te etjes per pushtet me te gjitha format,servile,pushte. Dot’ju mesoje artin e servilit si komunist qe eshte! Ne se prinderit do te deshironin femijet e tyre te beheshin Salizinj,lerini dhe le te ndodhe,Nese grate dhe burrat e tyre do te deshironin me shume parane e qelbur te Saliut lerin! Nese femijet duan qe nenat dhe baballaret e tyre te behen si Albana,Tritani,Muli “let it be”! Ky njeri i mallkuar do te vuaje shume! Mbajeni mend

  • Po vetem shtron pyetjen.
    Ne fakt edhe ne Shqiperi ashtu ka ndodhur pikeperpike.Permenden disa pseudonime dhe nuk thuhet kush jane.
    Arkivat? Cfare kàne ?Apo jane pastruar ne gjithcka.?

    • po ish kryetari gjykates larte Rrustem Gjata? ish agjent bipolar i U.D.B. dhe sigurimit. Gramos ruçi., Kraja i gjykates larte operati sigurimit. e qindra e qindra te pa numeruem qe enden neper dikasteret e Tiranes etj,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *