Të dhënat e bëra publike nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbulojnë se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla shpenzoi rreth 10 mijë dollarë në shërbime lobimi gjatë tremujorit të parë të vitit 2019.
Llalla punësoi në fillim të këtij viti studion ligjore Sher Tremonte LLP për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili ka ndaluar ish kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.
Sipas të dhënave të deklaruara nga Sher Tremonte LLP për periudhën 1 janar – 31 mars, Llalla ka paguar afërsisht 10 mijë USD në tarifa dhe shpenzime për studion ligjore amerikane.
Me zyra në ‘Broad Street’ të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit ‘jaka të bardha.
Në datën 4 mars, e përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm.
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Nëpërmjet një njoftimi publik në shkurt 2018, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin për ta vendosur Adriatik Llallën në një listë të zezë zyrtarësh që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen.
Ligji amerikan parashikon se në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë që Llalla bën përpjekje nëpërmjet lobistëve në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri nën dyshimin se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.
Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.
Në 1 prill, Gjykata për Krime të Rënda hodhi poshtë një ankesë të Llallës, i cili kundërshtonte vendimin e Prokurorisë për Krime të Rënda për zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj tij.
b.b/dita

!0 mij $ te Llalles jane sa 100 leket e mija te pensionit qe i ruaj per kafe ,ndersa ky i perdor per te korruptuar ndonji nepunes te administrates ne SHtepine e Bardhe ! A nuk eshte “Lobimi”korrupsion i ligjeruar? Le ta ligjeroje edhe vendi yne “lobimin”dhe atehere do te pakesohen proceset gjyqesore ,denimet deri edhe burgosjetper ate qe ne e quajme korrupsion por qe ne Amerike e ka emrin ‘lobim”dhe e perdorin edhe nepunesit e larte te shtetit Amerikan!
Ju lutem mos na i ipni me foto kete llalle fshatarin e Gramshit .Ky e ka vendin ne vurg e te vene mend edhe te tjeret qe do punojne per se mbrapshti si ky fshatar ,qe i ka prishur shume pune drejtesise shqiptare ,me gjithe kete korrupsion galopant brutal qe eshte ne Shqiperi.
Edhe fshatari i qelbur shpreson të blejë departamentin e shtetit ? Nga kjo duket që është injorant fshati.
Gjyq te rrepte per te gjithe katundaret e shkerdhatokracise ,qe e shkaterruan kete vend
Ku jane deputetet qe i zgjedh populli ? Perse nuk marrin vendime per drejtesi ? Deri kur o harame ?
Perse nuk gjykohet me procedure te shpejtuar ketu ne vendin e tjj dhe te denohet ose te shpallet i pa fajshem konforem ligjit? Çfa dreq drejtesie kemi…hiq q mos keput…deri sa te fshihet gjithçka nga kujtesa e njerzve!!!