Ish-shefat e shërbimeve sekrete: Brexit-i rrit rrezikun e sigurisë

Elton Tafaruci

Një apel i ri kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian vjen nga dy ish-shefa të shërbimeve sekrete britanike, sër John Sawers dhe lordit Evans.

Në një shkrim në ”Sunday Times”, John Sawyers dhe lordi Evans, të cilët drejtonin respektivisht MI6-ën dhe MI5-ën, konfirmojnë se një dalje e mundshme e vendit nga Bashkimi Evropian, për të cilën më 23 qershor do të zhvillohet një referendum në shkallë kombëtare, do të sillte pasoja të rënda për sigurinë e vendit ishullor.

”Shkëmbimi i informacioneve mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është thelbësor për të përballuar kërcënimet terroriste dhe piraterinë informatike”, shpjegojnë dy ish-zyrtarët e lartë.

”Mbi të gjitha, ky shkëmbim mbetet thelbësor pas sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, që treguan se sa përcaktues mbetet bashkëpunimi ndërkombëtar kundër terrorizmit të lidhur me ISIS-in”, theksojnë sër John Sawers dhe lordi Evans

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *