Ish-shefja e diplomacisë amerikane: Trump nuk po bën lëvizjet e duhura

Dita

Tashmë kur presidenti Trump dhe Kim Jong Un i treti në dinastinë komuniste të Koresë së Veriut po përgatiten të takohen në fund të Majit, ish- Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright shpreh shqetësimin se presidenti ka bërë një lëvizje tepër të papritur për një çështje kaq të ndërlikuar si e ardhmja e programit bërthamor të regjimit të ashpër.

“Duhet përcaktuar strategji e qartë përballjeje dhe ekip ekspertësh që të shoqërojnë Presidentin”, këshillon Albright.

Ish-shefja e diplomacisë amerikane ka kritikuar edhe politikën e ashpër të Presidentit Trump ndaj emigrantëve. Sipas Albright, SHBA nuk po kryen si duhet detyrën në raport me atë që po bën Evropa Perëndimore.

Rreth 11 milionë emigrantë të paligjshëm jetojnë në SHBA dhe priten deportime masive.

Madeleine Albright është zyrtarja më e lartë amerikane që ka vizituar Korenë e Veriut deri tani. Më 23 Tetor të vitit 2000, Albright takoi në Phenian ish-diktatorin Kim Jong Il, kohë kur nisën bisedimet për ndërprerjen e programit bërthamor të koreano-veriorëve.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Duam apo jo.Dy jane gjigandet e politikes boterore.
    Z.Merkel dhe Z.Albright.
    Si njera dhe tjetra kane vizion qe duhet te ia kene zili dhe burrat politikane nga ma te zotet sot persot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *