Besnik Murati, ish-kreu i eskortës së Sali Berishës, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte qeverinë, është emëruar shef i sigurisë në Partinë Demokratike.
Murati do të jetë mbikëqyrës i çdo lëvizjeje në selinë blu. Ai ka një karrierë të gjatë në Gardën e Republikës dhe në mënyrë të veçantë ai ka punuar pranë Berishës që gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe më pas gjatë dy mandateve në krye të qeverisë.
Gjatë 8 viteve të qeverisë së PD-së, Besnik Murati ka mbajtur pozicionin e shefit të eskortës së kryeministrit, ndërkohë që më parë ai ka punuar edhe me grupin e shoqërimit të ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, gjatë viteve të para ta mandatit të tij.
Murati njihet si një ndër njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Berishës dhe që ka shërbyer shumë vite pranë tij dhe familjes së ish-kryeministrit.
Murati për 8 vite me radhë drejtonte grupin e shoqërimit të Berishës, të përbërë prej shumë gardistëve, disa prej të cilëve sot ose janë në detyra të tjera ose kanë mbetur pa punë pas ardhjes në pushtet të të majtëve.
Konkretisht Arjan Adhami është punësuar në sektorin juridik në Bashkinë e Tiranës, Astrit Gosturani sot është shoqërues i kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Ardit Hoxhaj, shoqërues i kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika, shkruan “GSH”.

Paguani bodygard me leket e qytetareve te varfer.Cfar do ky lloj sherbim,roje , survejim ne nje Seli Partie?
O mjeran, ndertoni te tjera raporte me njani shqoqin, silluni njerzisht, e mos kerkoni emroni coban, o tufa te cakerdisura…
Mjeran je ti qe as te flasesh shqip nuk di. Adhami ka qene dhe vazhdon te jete zotni i vertete.
besnik murati qenka emeruar si whistleblower-i i lul-kusaro-kriminelit.Ja keshtu ka funksionuar ,per 23 vjet,nahija bendite e brekedhjerit te historise.
Per mua perben lajm te mire,se me tregon qe dr.mortja nuk ka besim as tek lul-holandezi,te cilin e perzgjodhi vete duke varrosur Sokol Olldashin.
nuk e kuptoj se ku eshte lajmi ketu, mos prisnit te filonte pun te PS ja po na harxhoni kohen kot , me lajme te tilla o dita
Me zullumet qe bere mjerani Sali-ka frik dhe nga hieja e tij,paçka se hiqet si trim ne kuvend e para kamerave.E keqa atij do ti vije nga familjaret e viktimave te bere nga ai vet:Hajdari,R.Hoxha,Trebicka,F.Xhindi,veseli,policet,gerdeci,21 janari,’97,’98-ta etj.Por kjo do te ndodh kur te mos ket me bodigard.