Ish-spiuni rus, Sergei Skripi është helmuar sëbashku me vajzën e tij me agjent nervor, javën e kaluar. Sulmi ndaj tij ka ardhur si rrjedhojë e vazhdimit të ofrimit të informacioneve për Agjencitë Perëndimore të Inteligjencës, pasi ka arritur në Britani më 2010.
Skripal ka vazhduar të diskutojë me Agjencitë Perëndimore, kapacitetet e inteligjencës ruse, sipas raportimit më 9 mars të ‘The Financial Times’ dhe mediave të tjera britanike.
“Ai ka qenë i dobishëm për një periudhë të kufizuar kohore”, ka thënë një burim i sigurisë britanike, që ka kërkuar të mos indentifikohet për ‘The Financial Times’.
Ai ka thënë se po këto bashkëpunime mund të jenë shkaku i helmimit të tij.
Skripal, 66-vjeç dhe vajza e tij Yulia 33 vjeçe, janë në gjendje kritike në një spital në Salisbury në Angli, shkruan rel.
Autoritetet britanike kanë thënë se ata i janë ekspozuar një agjenti “të rrallë” nervor gjatë tentimit për vrasje më 4 mars.
Policia antiterroriste, e cila është duke udhëhequr hetimet, ka thënë se “publiku nuk duhet të jetë i alarmuar” dhe se “ndihma ushtarake do të vazhdojë sipas nevojës në këtë hetim”.
Skriapal, kolonel pensionist rus, është dënuar më 2006 nga gjykata ushtarake në Moskë për “tradhti të lartë”, pasi ka kaluar identitete të agjentëve rusë te Shërbimi i Inteligjencës në Britani të Madhe. Ai ka qenë një nga katër të burgosurit rusë që janë këmbyer në vitin 2010, me 10 agjentë rusë.
s.a/dita

sa keq qe Ruset se paskan si ne Shqyptaret tradhetine
si simbol te karakterit kombetar !
na ja ,
ndoshta nga qe s’jan muzullmane !
e kane helmuar se putini sdon te tregoje te verteten ; per krimet ;;E NOLSHEVIKUT TE QELBET .. C PRISINI NGA DIKTATORET … VRASJE HELMIME DHE ..SHKERDHATELLIQE …. KA BASHKEPUNUAR ME PERENDIMORET …. HA HA HA JENI QESHARAKE …OSE NAIVA .. SA TE NGORDHTE NE BURGJET E RUSISIE .. ME MIRE ME CIVILIZIMINE EUROPES …