INTERVISTE / Unë nuk i ndaj gjykimet që keni dhënë në gazetë ju, por ajo që nuk ia fal Selamit është shkatërrimi i shpresës që kishin njerëzit tek ai, sado e rreme e boshe që të ishte – thotë Shinasi Rama në këtë intervistë për DITA. Komenton si e sheh Selamin dhe veprimet e fundit të tij: “Një nga mitet urbane që u krijuan gjatë tranzicionit ishte kthimi i tij në politikë si shpresa e shqiptarëve. Ai i zhgënjeu njerëzit dhe në vend që të ishte më i madh se jeta e tij e të bëhej njëshi mbas të cilit do të viheshin zerot, e të bëhej një forcë politike, u bë një zero tjetër mbas njëshit të Trustit të Gështenjave. Tash si deputet do jetojë mirë në Tiranë, do ketë një apartament, do ketë pension për jetë dhe, duke parë çfarë llumi riciklohet atje, nuk ka dyshim se edhe ky do të riciklohet sipas parimit “hajde se edhe ti i joni je, si ne je edhe ti, mos na bej si burrë i mire, merre lugën dhe afroju tavës.”. Më poshtë, intervista botuar sot në DITA:
Pak ditë më parë në Partinë Demokratike është vetëafruar ish-kryetari i kësaj partie, Eduard Selami. Ju vetë e keni ironizuar në rrjetet sociale rikthimin e tij. Në gjykimin tuaj si e shikoni këtë rikthim dhe cilat mund të jenë arsyet që Selami të bëjë një ndryshim radikal dhe të afrohet sërish me Sali Berishën?
Eduard Selami është djalë i mirë dhe njeri shumë i sjellshëm. Unë e çmoj si individ por nuk pajtohem me sjelljen e tij si politikan. Zgjedhja e tij me u kthye në PD në këtë pikë, mbasi është keqtrajtuar e abuzuar nga ajo parti dhe nga militantët e bandat e PD-së si në Tiranë ashtu edhe në mërgim për 18 vjet, tregon se ai ende nuk e ka kuptuar se si mendojnë e si sillen cubat. Unë nuk i ndaj gjykimet që keni dhënë në gazetë ju, por them me bindje të plotë se ai është munduar të jetojë me nder në SHBA. Ka punuar e ka mbajtur familjen e vet dhe për këtë i heq kapelën. Ajo që nuk ia fal është shkatërrimi i shpresës që kishin njerëzit tek ai, sado e rreme e boshe që të ishte. Një nga mitet urbane që u krijuan gjatë tranzicionit ishte kthimi i tij në politikë si shpresa e shqiptarëve. Ai i zhgënjeu njerëzit dhe në vend që të ishte më i madh se jeta e të bëhej njëshi mbas të cilit do të viheshin zerot, e të bëhej një forcë politike, u bë një zero tjetër mbas njëshit të Trustit të Gështenjave. Tash si deputet jeton mirë në Tiranë, ka një apartament, do të ketë pension për jetë dhe, duke parë çfarë llumi riciklohet atje, nuk ka dyshim se edhe ky do të riciklohet sipas parimit “hajde se edhe ti i joni je, si ne je edhe ti, mos na bej si burrë i mire, merre lugën dhe afroju tavës.” Për Ed Selamin duhet të ndjejmë mëshirë. Ai është viktimë e tranzicionit dhe është një nga të shumtët që e gjejnë veten me jetë të shkatërruar e pa të ardhme. Ambicia në politikë duhet të jetë po aq e madhe sa edhe fortësia mendore dhe e karakterit. Kush nuk ka më shumë forcë e karakter se ambicie përfundon vegël e zar i dikujt tjetër.
Nëse do të kishim një ftesë nga PD për të qenë dhe ju pjesë e listës për deputet edhe për ju si do t’i përgjigjeshit?
E para, unë nuk dua të merrem me politikë në shtetin shqiptar. Unë e dua popullin tim ma shumë se jetën time, mirëpo nuk ka vend për mua në politikën shqiptare, dhe në kushtet e tilla, ende nuk ia vlen marrja me politikë. Unë nuk e kam frikë përplasjen në të gjithë mënyrat e format, por unë mundohem të jap ndonjë kontribut duke i parë proceset e njerëzit nga një këndvështrim ideologjik dhe i shërbimit publik dhe kombëtar. Marrja me politikë të bën që t’i shohësh proceset dhe njerëzit nga prizmi i ngushtë i interesave imediate. Unë dua të jem në gjendje që të jap mendimin tim pa asnjë mëdyshje dhe të them të drejtën, ashtu si e gjykoj unë, me aq mend sa kam, dhe pa rezerva. Me një fjalë, lirinë time e kam blerë shumë shtrenjtë dhe nuk e shes. E dyta, PD është një strukturë oligarkike, mafioze dhe kriminale në shërbim të Trustit të Gështenjave të Tropojës. PD u krijua në një moment kritik si kundërvënie ndaj një sistemi kriminal. Tashmë, si të gjithë partitë e tjera edhe PD është një strukturë kriminale, dhe çdo forcë politike që mëton të punojë për shqiptarët duhet të shkëputet nga sistemi i këtyre partive. Mua më dhemb për njerëzit që kishin e kanë shpresë tek PD, më dhemb për militantët që besojnë në demokraci, për ata që kanë kontribuar prej fillimit por janë keqpërdorur. Dëshira e ime me i ndihmue është e madhe por PD nuk është një strukturë që punon për ta e për mbrojtjen e interesave të tyre.
Këto muajt e fundit në Shqipëri ka shpërthyer një valë e theksuar nacionalizmi e cila u nis nga Aleanca Kuqezi dhe u trumbetua me të madhe nga kryeministri Berisha. Për çfarë i duhen Shqipërisë këto deklarata nacionaliste?
Duhet të ndajmë propagandën e momentit nga realiteti. Sali Berisha e përdori mjeshtërisht përvjetorin e shpalljes së një shteti të cunguar për të arritur shumë objektiva politikë. Ai kështu e dobëson AKZ, e shet veten për patriot, heq vëmendjen nga problemet e shumta e nga kriza dhe e riciklon veten, me të njëjtën teknikë që përdori në vitin 1996 ai e Fatos Nano në vitin 1998 e 2005. Mirëpo, viti 2013 është viti i 100 vjetorit të masakrimit dhe i genocidit të pësuar nga shqiptarët. Llogaritet që gjatë atij viti u vranë, vdiqën apo u tretën rreth 250 mijë shqiptarë. Viti 2013 është viti i 135 vjetorit të masakrimit, vrasjes përzënies nga trojet e tyre të mbi një milon shqiptarëve në dimrin e zi të viteve 1877-1878. A po i kujton Berisha dhe politikanët e të gjithë ngjyrave këto masakra e këtë genocid? Jo. Kjo është shenjë se e kishin thjesht për demagogji. Nacionalizmi i këtij lloji është demagogji e pastër.
Profesor jemi tashmë katër muaj larg mbajtjeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Si e shikoni ecurinë e këtij procesi, mendoni se do të kemi një palë zgjedhje që do të pranohen nga të gjitha palët?
Mendoj se të dy partitë kryesore do të mundohen të dobësojnë me të gjithë mënyrat alternativat e mundshme. Dhe për këtë iu vjen në shërbim edhe kodi elektoral dhe e gjithë struktura zgjedhore. Zgjedhjet nuk do të pranohen si të rregullta. Paria do t’i vjedhë e do t’i manipulojë me të gjithë mënyrat e mundshme. Ky është film që e kemi parë dhe e dimë se si do të përfundojë. Kur të vijë puna për t’i vjedhur apo për t’i humbur zgjedhjet, paria sunduese, sidomos klanet e saj në nivelin lokal, nuk do t’i rezistojnë tundimit për t’i vjedhur zgjedhjet.
Në Shqipëri thuajse ka nisur fushata elektorale. Nga sa keni ndjekur nga SHBA si i gjykoni alternativat që partitë shqiptare ofrojnë për qeverisjen e vendit?
Ka shumë zhurmë por pak përmbajtje. Alternativat janë jo serioze dhe qesharake. Sistemi, kështu si është, duhet rishikuar e ndryshuar thellësisht sepse nuk është në shërbim të popullit por të klaneve të parisë. Sistemi që kemi është një sistem oligarkik, kriminal, mafioz dhe kleptopkratik. Nuk mund të zgjasë kështu, por as nuk duhet të lejohet që të mbajnë peng të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.
Gjykata shqiptare dha një vendim për ngjarjen e 21 janarit që ka lënë të habitur jo vetëm qytetarët shqiptarë por dhe shumë miq ndërkombëtarë. Thuajse institucionet shqiptare tashmë ndodhen nën tutelën e qeverisë dhe në mënyrë të veçantë. Ç’duhet të bëjnë qytetarët për të zgjidhur këtë situatë?
Shqiptarët duhet të mobiliziohen dhe t’i kundërvihen me të gjithë mënyrat sistemit dhe duopolitisë së partive të lindura nga PPSH. Duhet një forcë e re politike me njerëz të rinj dhe mbi të gjitha me një ideologji të re që iu shërben të gjithë shqiptarëve.
Intervistoi: Erion HABILAJ
zotni Shenasi, tek nje karikature ne gazeten Tema shokun Selami nuk e pash me luge, por me llape.
llafe zoteri llafe
kam respekt per ato qe shkruan por me mire do te ishte te kontribuonje ne shqiperi per permbysjen e regjimit te berishes
Po ta shohesh Eduart Selamin ne foto menjehere ne mendje te vjen me falni per shprehjen ne gjuhen popullore (pordhac i madh ),e pa qe si eci 20 vite poshte e lart ne amerike tani iu kthye shqiperise se tava e madhe e korrupsionit ka per te gjithe,Berisha kete here i tha qe nuk do te te rrah me por vetem do te te gudulise..ceshte kjo reklame tani per Selamin kur ia mbathi pertej oqeanit dhe e la PD ne duart e ish-komunisteve???
Edhe ju ashtu si Selami,Ceka,Pollo,Imami,etj kerkuat qe te beni ligjin ne PD.Iket me bisht ne shale.Te tjert u kthyen ju nuk meritoni se nak late gja pa shpifur.Sikur Berisha do ju kishte thirruar ju te gjitha sherbimet higjenike do ja kishe bere.Berisha ateher ju tha nuk ka largime po vetlargime.Pd eshte hapur per ata qe kontribojn e jo ata qe vihen ne sherbim te se majtes si puna jote.Tu vij turp ju dhe Topit qe dualet te pa bese.
Ripostim… Eshte e vertete qe Shenasi Rama njihet qe me levizjen studentore ne Universitetitn e Tiranes me Sali Berishen e gjithashtu asht e vertete qe kan pase edhe debate me njeni-tjetrin, por shkaku qe Shenasiu asht jasht politikes shqiptare dhe nuk ka asnji shans te kthehet ne politiken e atjeshme, asht vete Shenasi Rama.
E njoh Shenasiun qe ne vitin e katert te shkolles se mesme dhe e respektoj formimin e tij intelektual njohes me game te gjere i gjuheve, letersise e etj. Pra une e kunsideroj figure interesante intelektuale. E njoh personalisht aktivitetin e tij ne levizjen demokratike ashtu siq e di se vete liderat e levizjes i kane vu disa here ne “spotlight” ne metingjet e ndryshme qe pasuan ndryshimet demokratike ne Shqiperi. pra ne PD ai ishte i vleresuar.
Atehere pse ky inat i Sh. Rames. Asht inati i dhelpres qe nuk mund te arrije rrushin dhe thote pastaj qe nuk eshte i pjekur.
Megjithese se vete vjen nga nje “background” komunist familjar, ai e etiketon Kryeministrin e sotshem te Shqiperise me nji vokabolar vulgar si:…”Mbajtësi i Epruvetës me Kripëra të tepërta, Furnizuesi i Berluskonit me Mish të Bardhë, Bankieri i Parave të Pastra të Piramidave, Ricikluesi i Legenëve e Spiunëve në PD, etj, etj…por nuk shton se vete ai,pra Shenasiu eshte nje SPIUN I RICIKLUAR. Shkeputjen e tij nga PD dhe largimin ne SHBA e vendosi ai dhe nuk qe ndonji presion nga lart. Kete ai e beri qe te shpetoje cfare mund te shpetohej nga figura nga faktet e reja qe kishin dale ne shesh.
Ne vitet ’91-’92 ne prag te zgjedhjeve te reja Shenasi Rama kishte kerkuar qe te ishte kandidat per Deputet dhe as qe mendohej qe te kishte kundershtime per kandidaturen e tij.
Ne mbledhjet rutine ne seline e PD ne Shkoder hyn nje burre i lodhur nga vitet e burgut dhe kerkon qe te flase me drejtuesin e mbledhjes. Ky ishte LUK VELAJ. Ai i thote te pranishme ku ishte edhe Shenasiu se nese ju kandidoni Sh. Ramen une nuk do te la rast pa fole kurder PD. Drejtuesi me maturi i kerkon spjegim se pse… dhe ai i leshon ne dore proces-verbalin gjygjesor me deshmine e Shenasi Rames kunder tij nga e cila kishte vuajtur vite te tera burgu komunist si Armik i Popullit. Ne pyetjet qe ju bene Shenasiut po ate dite ne lidhje me akuzen ai vete vertetoi qe cdo gje ne ate qeshtje eshte e vertete e gjithashtu edhe deponimi i tij eshte i vertete, pra nuk mohoi asgje.
Ne driten e ketyre zhvillimeve drejtuesit lokal te PD i kerkuan me dashamiresi qe te heqin dore nga kandidimi dhe privatisht per ta ruajtur figuren e tij i rekumanduan qete largohej per ne SHBA, nga qe diheshin emocionet e personave qe kishin vuajtur ne burgje nga spiuj te tille.
Sot Sh. Rama vegjeton ne Universitetin me radikal Majtist e Marksist ne SHBA, Columbia University, dhe kerkon te na jape Leksione Demokracije ne ktu. Kush ka jetu ne Shqiperine Komuniste, Columbia University eshte i barazvlershem me Shkollen e Partise ne Tirane…
Pse Shenasiu nuk i jep pergjigje shkrimeve te Luk Velajt apo i ruhet konfrontimit te se vertetes.
Lidhur me ” Verteti ” : Shinasi Rama e ka sqaruar disa here ” problemin ” e deshmise se tij ne gjyqin e Luk Velajt. Per ata qe e dine se si ka funksionuar procesi i denimit te te burgosurve politike ( por, edhe si funksionon procesi i te denuarve ordinere, ne Shqiperi dhe ne gjithe boten ) duhet pasur parasysh sa vijon : Kur Sigurimi ia pergatiste dosjen personit qe do te gjykohej, ne listen e deshmitareve viheshin emrat e te gjithe atyre personave qe kishin dieni per ” krimin “. Ne rastin konkret, Shinasi Rama ka qene i pranishem, midis disa te tjereve , kur Velaj ka bere ” agjitacion dhe propagande ” kunder shtetit. Ne qofte se Shinasiu ( dhe te tjeret, se nuk ka qene veten Shinasiu deshmitar ) nuk do te pranonte te dilte deshmitar, do te denohej per ” moskallxim krimi ” ose ” deshmi te rreme “. Pra, Shinasiu ishte i detyruar te dilte deshmitar. E verteta eshte se theniet e Shinasiut, nuk ia kane renduar poziten juridike Luk Velajt. Ne theniet e tij nuk ka pasur asnje shpifje dhe Shinasiu ka thene nje pjese te atyre gjerave qe edhe vete i denuari i ka pohuar ne gjyq. Fajin per denimin e Velajt e kishte regjimi dhe jo Shinasiu. Ato qe ” Verteti” thote per Columbia University jane perralla me mbret. Nese ” Verteti ” beson ato qe thote, atehere del se SHBA nuk don t’ia dije fare per komunizmin dhe ” bashkejeton ” me te. Sa i perket largimeve qe ” Verteti ” dhe nje fare Mark prej UK ( i cili duhet thene se, nga te gjitha opinionet qe jep neper gazeta, rezulton se eshte nje kokebosh dhe njeri pasionant dhe ekstremist i pandreqshem ) prtendojne se personat jane larguar vete nga PD dhe s’i ka larguar Berisha, atehere kjo don te thote se nje grua qe iken nga nje burre maskara qe e keqtrajton, nuk ka te drejte te fajesoje burrin, por e ka vete fajin. Kot mundohen avokatet e mesiperm te mbrojne nje plak ( qe gjithnje e me shume ngjan si Shaban Norja ) sepse ai ka bere aq shume zullume e krime sa, te perpiqesh ta mbrosh don te thote te rreshtohesh me llumin kombetar.
Ju pedagog ne SHBA?Zoti me falte,por pedagog atje me kete gjuhe urrejtjeje si puna juaj,Amerikes nuk kane c’i duhen.Jo Amerikes,por as shtetit me te humbur ne bote,qe sipas jush eshte Shqiperia.
Shikoni sa tragji-komike eshte Shqiperia. Z. Shinasi, ne moshe aq te re, nese eshte e vertete, na paska dale deshmitar neper gjyqe, siç thuhet per rastin e z. Velaj.Pra perforcohet dyshimi se shumica e bashkepunetoreve te sigurimit, e deshmitareve te gjyqeve politike, ne fund te vitit 90-91, kane mbushur tribunat, duke na folur per lirine dhe demokracine. Nderkaq nje pjese fare e vogel qe iu bashkangjit PS, duke mos qene per as edhe nje moment ne PPSH dhe duke mos patur ne historine e tyre te jetes, mekatet e bashkepunimit me sigurimin, apo deshmite neper gjyqe, ne rastin me te mire, shiheshin neper qytete, pra edhe ne Shkodren e Shinasiut, si armiq te demokracise etj.
Duke lexuar shkrimin e mesiperm, si shume shkrime me analize politike qe lexoj, vazhdimisht me lind pyetja: Keto njerez perse merren me analizen e problemit(politiken) ne historin e partise dhe te individeve, vetem kaq? po ju a nuk e dini qe problemi kerkon edhe alternativa per zgjidhjen e tij? Pa dashur te fyej askend ne politiken shqiptare dhe atyre qe kritikojne politiken shqiptare dua te theksoj se beni shume mire qe debatoni per politiken por mos e beni debat te cunguar ose me sakte gjysmak. Ne momentin qe merrni persiper te analizoni jepni edhe alternativen tuaj, e me pas jane te tjeret ato qe vleresojne nese eshte e duhura apo jo. Dikush ben nje veprim apo zgjedhje ne e kjo i mbetet per mir ose per keq vete atij. Nje gje eshte e vertete, ardhja e Eduart Selamit i ka shqetesuar te majtet. Ne vend qe te perkrahim bashkimet bejme te kunderten sjemi dakort. Personalisht jam i kenaqur qe nje figure tille kthehet ne politiken shqiptare e sudomos ne pd.