Ish-sulmuesi David Trezeguet bën parashikimin e tij

Dita

David Trezege, një nga sulmuesit më të njohur në historinë e Francës, ka bërë për UEFA-­n parashikimin e tij për ndeshjet e sotme në Euro 2016, mes të cilave edhe atë të vendasve me Shqipërinë

Sipas Trezege, të dy takimet e pasdites do të mbyllen në barazim, ndërsa sfida e darkës, mes Francës dhe Shqipërisë, do të dhurojë një tjetër sukses për “gjelat”. Për më tepër, ai ka parashikuar që dueli do të mbyllet me fitoren e pastër 3­0 të ekipit francez.

Trezege ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 me Francën, ndërsa i dhuroi asaj Euro 2000 falë “golit të artë” në finalen ndaj Italisë. Por ai i ka humbur “gjelave” Botërorin 2006, duke dështuar nga pika e bardhë e penalltisë përballë Bufon në finalen ndaj Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *