Amauri, ish-sulmuesi i Juventus që tani luan me New York Cosmos, ka kujtuar një episod interesant që ka ndodhur gjatë kohës kur ai luante me Palermo-n.
“Nuk do ta harroj kurrë atë që ka ndodhur një pasdite në fushën e stërvitjes. Po përgatiteshim për ndeshjen e kthimi në Kupën UEFA kundër West Ham dhe trajneri Guidolin u fut në dhomat e zhveshjes me një çantë të madhe nga e cila nxori një pushkë dhe ma drejtoi mua dhe gjithë shokëve të ekipit para se të thoshte: ‘I kemi plagosur, tani të shkojmë në fushë dhe t’i japim fund.”
Mbaj mend se unë dhe Simplicio e kemi patur shumë të vështirë të mos qeshim, por ai ka qenë një episod simpatik që e kujtoj më shumë kënaqësi edhe sot”.
