Sulmuesi danez Nicklas Bendtner është vendosur së fundmi nën akuzë, pasi dyshohet se ka sulmuar të dielën në mëngjes një shofer taksie.
Sipas mediave lokale, 30-vjeçari mendohet se e ka dëmtuar shoferin në pjesën e nofullës.
Kompania e taksive “Bt.dk” e ka konfirmuar diçka të tillë, duke deklaruar se shoferi ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe se aktualisht po kalon një operacion për nofulla të thyera.
Bendtner akoma nuk ka reaguar ndaj rastit në fjalë, por në rast se vërtetohet se ai është fajtor, sulmuesi do të rrezikojë një gjobë të majme dhe përjashtim nga skuadra e Rosenborgut.
Sulmuesi danez e ka treguar më parë anën e tij “të errët”, kur ka qenë pjesë e skuadrave si Arsenali dhe Juventus.
s.a/dita
