Ministria e Financave ka çelur këstin e tetë dhe të fundit për ish-të dënuarit politikë të kategorisë parësore, duke përmbyllur kështu me sukses një cikël të rëndësishëm.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Ahmetaj shkruan se ky është tregues i vëmendjes që tregon shteti ndaj kësaj shtrese. “Është shprehje e drejtpërdrejtë e vëmendjes dhe përkujdesit social të një qeverie ndaj atyre në nevojë. Në 2009-2013, qeveria e vjetër, shpërndau vetëm dy këste për kategorinë parësore, ose 1.47 miliardë lekë. Në tre vitet e fundit ne çelëm 6 këste, ose 5.8 miliardë lekë, pra katër herë më shumë. Një arsye më shumë pse #ShqipëriaQëDuam nuk mund të kthehet mbrapa”, shkruan Ahmetaj.


Jepuni para sa te doni, per vete nuk i beni dot se jane nga ata njerez qe hane buken e permbysin kupen. I kam degjuar vete e i shikoj. Megjithese ju beni detyren si shtet, por mos e zgjasni me me kusherinje te katermbedhjet se u be boze e prishur. Ka fukarenj plot qe mund ti ndihmoni, ndersa ata tallen.