E quajnë domosdoshmëri hapjen e dosjeve. Këtë qëndrim kanë ish-të përndjekurit politik lidhur me projektligjin e qeverisë për hapjen e dosjeve, i cili ka shënuar edhe nisjen e diskutimeve me këtë shtresë në të gjithë vendin.
Ndalesa e parë që Kreu i Insitutit të ish-të Përndjekurve Politik të Shqipërisë, Bilal Kola bëri ishte Shkodra, qyteti që i bëri rezistencën më të fortë diktaturës.
Edhe pse pranon se përgjatë këtyre 24 vite ka patur ndërhyrje në dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit, e ku një pjesë janë eleminuar, Kola thekson se janë mbi 20 mijë të tilla që duhet të zbardhen.
“Por, kjo s’do të thotë se ajo pjesë që është e padëmtuar dhe që ekziston në arkiva, të mos vihet në dispozicion. Kur ky ligj të hyjë në fuqi shqiptarët do të jenë të vetëdijshëm se cilët nga vendimmarrësit aktualë kanë probleme me të shkuarën e tyre”, raporton Ora News.
