Ish-të përndjekurit, gati pagesa për 1 mijë familje

Ornela

Janë 1 mijë dosje të shqyrtuara nga radhët e trashëgimtarëve, të cilat do të trajtohen me këst të dytë.

Por, vetëm një pjesë e këtyre familje i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Financës për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Burime nga ky institucion bëjnë me dije se nga 1 mijë dosje të marra në shqyrtim, vetëm 100 prej tyre janë plotësuar. Pjesa tjetër rezulton ende me mangësi, për rrjedhojë nuk mund të procesohet në ndarjen e pagesës.

Vendimi i Financave parashikon një afat 3-mujor për dokumentet, nëse kjo nuk ndodh, atëherë në radhën e përfituesve përfshihen emra të tjerë.

Duke qenë se aplikimet janë çelur që në maj, afati i caktuar është pothuajse drejt skadimit. Por, pavarësisht kësaj, ende nuk ka informacion se si do të vijohet më tej. Zërat se me fondin e mbetur do të çelet kësti i tretë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që kemi hyrë në 6-mujorin e dytë të këtij viti buxhetor.

DOKUMENTET

Për të përfituar këstin e dytë, trashëgimtarët duhet të dorëzojë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërblimeve kopje të letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë të trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë. Edhe ky vit, sikundër një vit më parë, rrezikon të mbyllet me bilanc negativ sa i takon ndarjes së fondit për trashëgimtarët.

Një ndër arsyet që ka sjellë bllokim të pagesave, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, ka qenë edhe fakti që për ndarjen e çdo kësti duhet që secili prej familjarëve që ka aplikuar të plotësojë dosjen.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë privohen nga e drejta e përfitimit familjarët e tjerë që mund të jenë treguar korrektë në dorëzimin e dokumenteve. Këtë vit janë 6 milionë dollarë të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për kategorinë e trashëgimtarëve. Deri më tani mësohet se janë ndarë vetëm 70 milionë dollarë. Ndarja e parave bëhet duke ruajtur rendin e pagesave të mëparshme.

Çka do të thotë se, ai që ka marrë këstin e parë do të jetë në radhë të parë për të përfituar këstin e dytë, e kështu me radhë. Ligji i ndryshuar parashikon që pasi të jetë mbyllur kapitulli i dëmshpërblimit për kategorinë parësore, i gjithë fondi vjetor që do të vendoset në dispozicion nga buxheti i shtetit do të transferohet për t’u përdorur për trashëgimtarët.

Sa i takon kategorisë parësore, pra të dënuarve që jetojnë, ritmet e pagesave kanë qenë brenda pritshmërive. Këtë vit, më shumë se 600 prej tyre kanë arritur të marrin këstin e 8-të të dëmshpërblimit.

APLIKIMET E REJA

Nga ana tjetër, të gjithë ata ish-të dënuar nga regjimi komunist që nuk kanë aplikuar asnjëherë për t’u bërë pjesë e skemës, kanë mundësi ta bëjnë këtë deri në fund të këtij viti.

Ligji i ri i Qeverisë për rihapjen e afatit, i cili ka hyrë prej javësh në fuqi, i hap rrugë edhe përfshirjes për herë të parë në skemë edhe të dosjeve të arkivuara prej vitesh në Ministrinë e Drejtësisë.

Por, nga më shumë se 3 mijë aplikime të kryera pas 2009-s, vetëm 320 prej tyre do të kalojnë në skemën e dëmshpërblimit. Prej tyre, 293 bëjnë pjesë në kategorinë “burg dhe izolim në hetuesi”, ndërsa 27 në kategorinë “izolim në institucion psikiatrik”.

Ligji parashikon që këto aplikime të përfshihen menjëherë në proces, pa u dashur që të riaplikojnë. Pra, nga ana e këtyre të dënuarve apo familjarëve të tyre, nuk do të jetë i nevojshëm dërgimi i dokumenteve shtesë.

Share This Article
2 Comments
  • Beni MIRE qe po shperbleni te perndjekurit nga Diktatura Per ne te perndjekurit nga “Demokracia” do te kujtoheni? Si Inxhinier per 25 vjet, i Dekoruar me 2 Urdhera Pune e

    nje Medalje per Shteterore e Shoqerore, ne vitin ’92 Vura Kandidaturen per Deputet i PPSH, qe me rriti dhe edukoi, “Demokracia” B…shiane me ktheu Puntor!!! Punova 5 vjet mbi moshen e daljes ne pension, qe permiresova dicka “biografine” Edhe bashkeshorten time, Nd/mjeke Pediatre, qe punoi 36 vjet me 3 turne, e pushuan nga Puna ! Sot ajo merr nje pension qesharak, 1360 L.R. ne muaj. “Bir Selmani i Nenes, c’te te qaj me pare”.

  • Edhe ketu Ndoshta Rama duhet te intervenoje personalisht?Pse duhet te pesoje ai qe ka plotesuar dokumentat pse nji i treti nuk i ka plotesuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *