Një grup përfaqësuesish të ish-të përndjekurve të grevës së urisë janë pritur nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i pari dhe i vetmi zyrtar të lartë që ka kontaktuar me ta.
Kreu i grevës, Fatmir Hoxha, shprehu mirënjohjen e tij për Presidentin, i cili sipas tij u hapi derën për problemet e tyre dhe “ do ta mbajë atë hapur 24 orë për ish-të përndjekurit.
“Ne i kërkuam Presidentit që me forcën e ligjit ta çojë gjer në fund kazuzën e kësaj shtrese, që mbart mbi kurriz, burgjet, internimet, pushkatimet dhe sot e kësaj dite që flasim, po përballet me këtë revash çnjerëzor që ka ndërmarrë Edi Rama për pushimin dhe shkarkimin nga puna të fëmijëve të tyre. S’mund të themi dot tani nëse do vazhdojmë apo jo grevën, se kemi njerëz në spital, kemi njerëz që dergjen në atë grevë fisnike dhe do të marrim vendim kur të kthehemi atje”, tha ai.
Hoxha u ndal edhe te mediat, të cilat i akuzoi se po hedhin baltë mbi të përndjekurit.
“Hedhim poshtë me neveri disa gazeta anonime, disa njerëz që kanë lëpirë kockat, disa servilë që deri dje i kanë fshirë xhaketën Sali Berishës dhe sot hedhin baltë mbi këtë shtresë fisnike”, tha ai.
Greva e ish-të përndjekurve ka hyrë në dhjetëditëshin e saj të dytë. PD dhe Shoqata e të Larguarve nga Administrata e kanë mbështetur grevën e ish-të përndjekurve.

Tani rrini te qet se nishanlliu do ju mbaroje pune.Do veje sot te takoje salen qe ta denojne enverin dhe ju pastaj ju ngelet te hani grosh se ajo ju mbledh barkun se gjynaf jeni te fanitur ote babezitur
Toni jam dakord me mendimin tend 😉
Zhdukuni bashke me Nishanlliun o gelbaza te shoqerise shqipetare…….U kujtua Mustaqemiu per te perndjekurit??????
eddhe noterin apo kukullen sakate te berishes takuat,po ku ishit o te njer qe 8 vite qe nuk bet as mek as gek
KUSH ESHT I PERNDJEKUR NISHANI APO KETA SE NJESOJ JAN ME MUSTAQE TE GJITH
Ju qe keni bere kto komente jam i sigurt se jeni persekutort e tyre.Ala nuk po hiqni dore nga cfar i bete kti populli o kryeminela.
Persekutoret po ta kishin ne dore do ti piqnin ne hell edhe nje here keta te persekutuarit por kane frike nga ish armiqte e tyre : Europa “kapitaliste” dhe ” Imperializmi Amerikan”,
Te le pa buke Amerika e Europa sot
Kushedi sa jane inatosur ish komunistet e PS qe kleriket dhe kisha, d.m.th. armiqte e socializmit e bolshevizmit te kuq po vjen ne Shqiperi., por tani nuk e shajne dot me haptas si atehere. Tani bijte e tyre hipokrite do shkojne ti puthin doren Papes…
Hajde c’vete, hajde.Njerez pa dinjitet, te pa fe, pa din dhe iman, po si ore kerkoni ta coje kauzen tuaj deri ne fund nishan mustaqja, po ai eshte vullnetari i Enverit more.
Me siguri qe ka bere kerkese te anetaresohej ne partine e punes qe ne bangat e shkolles.
Njerez te peshtire.