Ish-të përndjekurit në protestë para Kuvendit, qëllojnë me vezë fotot e Berishës, Topallit e Bodes

anazapta

Ish-të përndjekurit politikë i rikthehen protestës. Paraditen e sotme, ata kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit kundër mosnjohjes së të drejtave të kësaj shtrese nga qeveria. Ata kanë gjuajtur me vezë fotot e kryetares së Kuvendit, topalli, kryeministrit Berisha dhe ministrit të Financave, Bode.

Skënder Tufa, ish-koordinator i grevës së urisë që të përndjekurit zhvilluan disa muaj më parë, ku u vetëdogj Lirak Bejko, tha se sot në vend sundon diktatura neonaziste. Tufa bëri thirrje për nisjen e një proteste mbarëpopullore kundër qeverisë, e cila sipas tij nuk ka respektuar të drejtat e ish-të përndjekurve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *