Sërish ish-të përndjekurit janë në shënjestrën e shtetit. Dy prej tyre janë shoqëruar sot në komisariatin nr 1 në kryeqytet. Sipas Skënder Tufës, ish-koordinatori i grevës së urisë që ish-të përndjekurit zhvilluan disa javë më parë,
Fatmir Lloci dhe Petrit Lipe janë shoqëruar sot në policia, teksa udhëtonin me motor dhe po shkonin tek shoqata e të përndjekurve në afërsi të “Urës së Tabakëve” në Tiranë.
Tufa tha se shoqërimi i tyre në polici është bërë pa asnjë arsyetim. Gjithashtu, dje policia ndaloi 3 ish-të përndjekur politikë. Arif Beu Agim Kollçaku, Fatmir Lloçi u shoqëruan në komisariatin nr 2 dhe u lanë të lirë pas disa orësh.