Ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politik të regjimit komunist apelojnë për ballafaqimin e shoqërisë shqiptare me të shkuarën. Në një aktivitet të zhvilluar për këtë qellim, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, tha se pas 23 vjetësh të vendosjes së pluralizmit në Shqipëri krimi komunist nuk është dënuar dhe sërish dominojnë pinjollët e komunistëve.
“Në Shqipëri jo vetëm që nuk është dënuar krimi dhe krimineli por viktimat e komunizmit vazhdojnë të vuajnë, pa bukë, pa punë, pa strehë, pa përkrahje dhe mbi të gjitha, pa mirënjohje”, u shpreh Ndregjoni.
Ai ka parajamëruar se ish të përndjekurit politik nuk do të votojnë asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme pasi vota e tyre është keqpërdorur.
“Asnjë nga partitë politike nuk ka në programin e saj dokumentimin e krimit komunist 45-vjeçar dhe dënimin e saj. Pra, partitë na ftojnë ne: “Votoni për ne, ju jeni skllevër vetëm për të votuar”, kurse në Parlament duhet të vijnë djemtë e ish bashkëpunëtorëve të diktaturës komuniste, ata duhet të na bëjnë leksion demokracie”, u shpreh Ndregjoni.
Në këtë aktivitet është theksuar se nuk është vonë për të dënuar krimet e komuzmit dhe për të hapur dosjet./as

o ndre gjon
ketu gri sa te duash por te emisioni i bashkim hoxhes mos dil me ne telefon se na prish humorin qe ne mengjez
si kukuvajke vajtojce