Ish-trajneri i Real Madridit, John Toshack, e ka quajtur krim vendimin e Gareth Bale për të ndërruar atleten në mes të ndeshjes ndaj Sevillas.
Bale u zhvendos në vijën anësore për të ndërruar atletet teksa pjesa e dytë po vazhdonte, duke i mundësuar Ivan Rakiticit një kundërsulm me ç’rast edhe mbretërit pranuan gol.
Toshack beson se Bale meriton që të dënohet nga Ancelotti dhe thotë se këto vendime nuk do të ishin lejuar kurrë një të kaluarën.
“Ndërrimi i atleteve nga Bale në minutën e 70-të duke lënë të lirë fushën është një krim. Trajneri duhet që ta dënojë rëndë”.
“Te Liverpooli, klubi ku unë u rrita, kjo do të ishte thjesht e papranueshme”, u shpreh Toshack.
Nari nari tumbanari
Kepuca e Bejlit na i paska humbur ndeshjen Realit. Iku dhe Toshak!