Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Astrit Hafizi është shprehur në emisionin “Provokacija” se trajneri Panucci është duke nënvlerësuar popullin shqiptar.
Ai ka thënë se Panucci është arrogant, si me tifozët, ashtu edhe me mediat.
“Në miqësoren me Ukrainën, ai nuk rregulloi asgjë nga ndeshja me Kosovën. Mendoj se nuk e di fare se çfarë duhet të bëjë me Kombëtaren. Gjithsesi, duhet të vazhdojë, t’i dalë për zot deri sa e ka marrë përsipër”, tha ai.
Hafizi shtoi se ka plot lojtarë të mirë për Kombëtaren, sikurse ka edhe trajnerë të mirë shqiptarë.
“Unë personalisht nuk drejtoj më në kampionatin shqiptar, pasi e provova kur u largova nga stoli i Shqipërisë. Por, presidentët e klubeve të shtypin me këmbë”, përfundoi së thënuri ai.
s.a/dita

Po nuk ju fute kush ju tranier o Astrit.Mbete tu kritiku te gjith.