Ish-trajneri i Spanjës dhe Realit zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

DITA Online

Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Vicente Del Bosque, e ka dhënë mendimin e tij në debatin e përjetshëm se kush është futbollisti më i mirë i kësaj gjenerate, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, duke ia mbajtur anën yllit të Barcelonës për shkak të cilësive të tij të pakrahasueshme.

Para se Luka Modric të shpallej fitues i Topit të Artë më 2018, Messi dhe Ronaldo e fituan këtë çmim prestigjioz nga pesë herë secili në dekadën e fundit, transmeton Gazeta Express.

Të dy kanë arritur sukses të paparë deri tani në aspektin individual dhe atë ekipor me Barcelonën dhe Real Madridin, duke vendosur rekorde të pabesueshme të shënimit të golave dhe duke i mahnitur tifozët nëpër botë me aftësitë e tyre mbresëlënëse.

Tani, Ronaldo po luan në Itali me Juventusin dhe është duke gëzuar një sezon debutues fantastik, pasi i ka regjistruar 19 gola në 25 paraqitjet e tij të para në Serie A.

Ndërkohë, në Spanjë, Messi përsëri është lider i Barçës në të gjitha frontet, me 33 gola në 31 ndeshje deri tani këtë sezon.

De Bosque, i cili ka qenë në krye të Real Madridit në dy periudha dhe e ka fituar Kupën e Botës me Spanjën, e ka zgjedhur Messin para Ronaldos kur është pyetur se cili është më i mirë.

“Ai [Messi] luan mirë pothuajse gjithmonë. Ai është lojtar i madh. E zgjedh Messin”, tha Del Bosque.

Në Messin e shoh një futbollist më natyral, një nga koha e tij në lagje, duke luajtur në rrugë me shokët. Cristiano ka guxim të jashtëzakonshëm, me gjendje fizike dhe teknike fantastike të një golashënuesi, ama unë zgjedh Messin”, shtoi ai.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *