Ish-truproja e Berishës dhe mbështetësit e tij shkojnë në selinë e PD

J L

Mbështetësit e Sali Berishës kanë shkuar sot në selinë e PD.

Ata janë prezantuar si anëtarë të degës 8 të PD në Tiranë dhe kanë kundërshtuar deklaratën e kreut të degës se Lulzim Basha ka mbështetjen e tyre, duke i kërkuar të largohet.

Mes tyre ishte dhe ish-truproja i Berishës, Sali Lusha.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”, tha përfaqësuesi i tyre.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • PO NUK PASKA NJE BURRE TI DAL PER ZOT KETIJ NDYRESIRES SALI LUSHA QE KA GLLABERUAR ASESE TE KONSIDERUESHME PUBLIKE ME RRUGE KORRUPTIVE. SI KA MUNDESI QE NJE SHTET I TERE FRIGOHET PREJ NJE LLUMI TE TILLE QE SHFAQET HAPUR NE MBROJTJE TE SALI KRIMINELIT??!!! TE BIRIN IA ARRESTOJNE JA LIROJNE, KETE NDYRESIRE E BEJNE SEHIR KUR SHFAQET SI I FORTE. PO CMUT SHTETI ESHTE KY QE SNA MBRON DOT NGA SALINJTE VAJHALLI NGA PUSHTEUESIT E HUAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *