Ish-udhëheqësi sovjetik: Rusi-SHBA, një telash i madh i së ardhmes

Dita

Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit të bëjnë negociata direkte, duke paralajmëruar se një përplasje midis këtyre dy forcave mund të çojë në luftë të hapur.

Ai është shprehur për agjencinë e lajmeve Interfax se kjo gjendje e tillë e ka alarmuar.

Sipas Gorbaçovit, politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, madje edhe në sulme ushtarake.

“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, thotë ai, duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.

Kujtojmë se tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së janë rritur fill pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani.

s.a/dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Mikhail Çorbaçov!
    I rrufite miljonat e dollarve.Dhe si perfundin jemi ma negativisht sot me ekzistencen e te gjitha shteteve te botes ne nji sistem te vetem kapitalist.Ku kapitalisti ma i fuqishem kerkon te baje ligjin.Interresante asht se diference ndermjet niveleve te fuqive kapitaliste sot asht aty aty njera me tjetreen.Ndaj tradita kapitaliste ka garantue cdo stine te paparashikushme lufte botenore.Ku askush nuk mban pergjegjesi pervec viktimave qe shuhen pa drejtesisht nga fodullet politikan te superfuqive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *