Letër e nënshkruar
Deli Bishja
Këshilltarët e komunës Ungrej në rrethin e Lezhës mësuan se Kryesia e Komitetit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të rrethit të Lezhës ka dërguar propozimin për të shpallur “Qytetar Nderi” Mark Preng Dodaj. Ende pa marrë njoftimin për mbledhjen e Këshillit, të majtët dhe të djathtët bashkërisht u konsultuan për të shpallur njëzëri “Qytetar Nderi” pas vdekjes, ish-veteranin e nderuar Mark Preng Dodaj, ish-banor i fshatit Ungrej.
Ish-veterani i LANÇ-it, Mark Preng Dodaj për dekada me radhë ka punuar si drejtues i pushtetit vendor në lokalitetin e Kashnjetit dhe më vonë në fshatin e bashkuar Ungrej. Më datë 25 mars, në Shtëpinë e Kulturës pranë komunës Ungrej u bë mbledhje e zgjeruar e Këshillit të komunës, ku iu dha titulli “Qytetar Nderi”. Mark Dodaj dikur ka shpëtuar njerëz pa i pushkatuar.

Shumë mirë qe ja kanë dhënë titullin “qytetar nderi” nje veterani te nderuar te lancl! Ajo ishte nje luftë heroike qe kultivoi vetëm heronj. Ta meritojë edhe familja kete titull. Qe ta meritoje duhet te ece ne rrugën e tij!
Edhe lufte vella vrasese ku shqiptari vriste shqiptarin !