Ish xhihadisti: ISIS po planifikon sulme të koordinuara në të gjithë Europën

Ornela

Një xhihadist gjerman që u stërvit së bashku me Shtetin Islamik dhe është kthyer i penduar nga Siria ka zbuluar për autoritetet gjermane se grupi xhihadist po planifikon aktivisht të kryejë sulme në Gjermani dhe pjesën tjetër të Europës. Për më tepër, ai shpjegon se organizata xhihadiste tenton vazhdimisht të rekrutojë vullnetarë për të kryer këto sulme, informon Spiegel. Nën emrin e Harry S, dëshmitari pa diçka më shumë se vrasjet me armë dhe prerje koke. Harry S. po hetohet në Gjermani. I penduar, ai rrëfeu për forcat e sigurisë gjithçka që kaloi në kohën e shkurtër që qëndroi në radhët e Shtetit Islamik.

Harry S. ka qëndruar vetëm tre muaj në territorin e kontrolluar nga terroristët, megjithatë mund të jetë një dëshmitar kyç për shërbimet e sigurisë gjermane. Aktualisht akuzohet për pjesëmarrje në grupin terrorist. Nga ana e tij Udo Wurtz, avokati i ish xhihadistit, pohon se klienti i tij “do të tregohet i sinqertë”. Djali i prindërve nga Gana, Harry S. u rrit në “kushte të vështira”, sipas një dosje gjyqësore të rishikuar nga “Spiegel”. Babai i tij braktisi familjen pikërisht kur ai po hynte në adoleshencë. Në fillim të 2010-ës, së bashku me disa miq sulmoi një supermarket dhe u dënua me dy vite burg për vjedhje.

Në burg u njoh me një salafist të quajtur René Marc S., një njeri që në qytetin gjerman të Bremenit konsiderohet si një radikal i rrezikshëm. Policët vunë re një ndryshim në karakterin e Harry S. dhe sipas regjistrave të burgut u konvertua në islamik dhe shprehte ndjenja radikale. Në 2014-ën Harry S. udhëtoi në Siri ku u stërvit si luftëtar i ISIS.

Kur Harry S. mbërri në Siri, ai dhe një tjetër xhihadist nga Bremeni u pyetën nëse ishin të aftë të kryenin sulme terroriste në Gjermani. Harry S. pohon se u ka thënë se nuk ishte i gatshëm ta bënte. Në të njëjtën kohë gjatë qëndrimit në zonën luftarake dëgjoi shpesh njerëz që flisnin për atentatet e ardhshme: Duan që diçka të ndodh në të gjithë anët në të njëjtën kohë”. Sapo përundoi stërvitjen, ai ishte gati të merrte pjesë në një lloj skuadre vetëvrasëse për të luftuar, edhe pse nuk u dërgua kurrë në betejë.

Megjithatë ai pohon se njeh shumë të rinj, mes tyre gjermanë që kanë vdekur. “Për fat të mirë arrita që të largohesha”, pohon ai. Përveç se është stërvitur Harry S. bën një shfaqje të shkurtër në një prej videove të  ekzekutimit i veshur me rroba kamuflazh dhe duke mbajtur flamurin e Shtetit Islamik. Avokati mbrojtës i tij pohon se klienti nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në ekzekutime. “Ai është një shërbëtor që u mashtrua nga propaganda e ISIS”, thotë ai.

Pak pas ekzekutimeve të kryera në Palmira, Harry S. u kthye në Gjermani. Sipas tij nuk mund të duronte më aq shumë dhunë. Pavarësisht frikës së tij të madhe se Shteti Islamik mund ta përndiqte dhe vriste si një tradhtar, ai braktisi vendin në mënyrë të fshehtë gjatë natës dhe u drejtua për në Turqi. Kur Harry S. u ul në Bremen 20 korrikun e shkuar, policia po e priste me një urdhër arresti. Që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, frika ndaj terrorizmit është shtuar në të gjithë Europën dhe dëshmia e të penduarit të Bremenit duket se tregon se frika është e justifikuar, shkruan ‘Spiegel’.  /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *