Ish-zëdhënësja e Berishës padit ish-bashkëshortin për presion psikologjik

redaktor

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës,Juela Meçani, ka paditur në gjykatë ish-bashkëshortin Dritan Haxhiraj.

Ajo e ka paditur atë për presion psikologjik.

Meçani ndërkohë, ka mohuar disa raportime se padia është bërë për dhunë fizike.

“Lajmi është bërë publik nga një media, e më pas u shpërnda i njëjti lajm dhe në të tjera portale online, megjithatë është i deformuar. Fillimisht doja të saktësoja që divorci im është i hershëm dhe jo më 5 qershor, si është shkruar.

 Unë dhe ish-bashkëshorti im kemi disa vite që jemi ndarë ligjërisht. E vërteta është që unë kam bërë një padi, por dua të saktësoj këtu që nuk është një padi për dhunë fizike. Është absurde edhe kur e mendoj një fakt të tillë te vetja ime, jo më ta përjetoja.

Akuza është për presion psikologjik, dhe jo dhunë fizike, sikurse është shkruar në media. Gjyqi është për procedurat e zakonshme që ndodhin pas divorcit. Ish-bashkëshorti im është rezident jashtë Shqipërisë dhe nuk kemi mundur të bëjmë ndarjen e pasurive.

Ndaj dhe tani ka vendosur që të bëjmë gjyqin për të ndarë pasuritë e përbashkëta që kemi. Kjo është procedura e ndjekur nga të gjitha çiftet që divorcohen në vendin tonë.

Shpresoj që padia ime të bëjë që procesi të ecë më shpejt dhe të mos zvarritet ashtu si rëndom ndodh nëpër gjykatat shqiptare”, ka thënë ajo për “GSH”.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *