Ish-zv. kryeministrja padit Edi Ramën, kërkon avokaturën e shtetit

Ornela

Ish zv.kryeministrja teknike e PD-së gjatë marrëveshjes Rama-Basha padit në gjykatë qeverinë shqiptare.

Ledina Mandia e cila për disa muaj mbajti numrin dy të qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, sipas Report tv e ka çuar këtë të fundit në gjykatë duke kërkuar që të rikthehet sërish avokate e përgjithshme e shtetit.

Mandia rezulton se është liruar nga detyra me urdhrin 156 datë 7 tetor 2013 duke u zëvendësuar nga një tjetër emër, por pas thuajse 6 vite i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe zhbërjen e këtij urdhri.

Kjo çështje është regjistruar më 29 Mars në gjykatën administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministri Rama dhe avokatura e shtetit.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • Ramavicerit e bashavicerit me sozi jane mesuar te qeverisin sebashku me nje qeveri defakto, dhe me nje qeveri ne hije qe defakto vazhdojne ti grabisin taksapaguesit shqiptare nen skenaret e peshtire te rradhes si “shkelje”ligjesh nen pushtetin e gjykatesve te superkorruptiar e te binjakezuar me krimin dhe bekimin e pozite-opozits i thenshin. Pra nje krim ne vazhdim nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite, qe nuk duhet injoruar, por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve, ne sherbim te vetes, familjes, populli dhe Shtetit te se Drejtes e Shqiperise ne Progres Njerezor.

  • Avokate kermat politike?! Perse duhet kjo avokature, ne ndihme te fashizmit, se per njerezit hallexhij nuk eshte. Keto jan bere si pela serbi dhe nuk mbahen. Hidhuni kapistren!

  • Sipas logjokes se saj edhe ish kryetari i kqz duhet te kthehet ne detyre.

  • Punon kali e ha gamori .
    Ne kokpalaret te rrahur qe kelyshe pagojme dy here si ne rastin ne fjale ,me taksat tona ,por mos harojme miliardat ne euro pronareve reale ,ndeshkim nga gjykata e STRASBOURGUT kondra shtetit te pjerdhur shqiptar .Me keqeardhje i eshte nxjere prej kohesh kartoni i kuq qeverise neokomuniste shqiptare nga perendimoret dhe BE:.Nuk e di ku do mbytemi ,nga te pa pergjegjshmit politikane shqiptare ???

  • Po tash ! çka kerkoni?!~ patet kerkuar qeverisje para 18 mujash, qe te drejtoni zgjedhjet.Rama ju dha 6 ministry,drejtori e zv.kryeminsiter,edhe pse nuk e meritonit,nuk kishit besimin e sovranit.I drejtuat zgjedhjet!Pas 18 muajsh,Ju u zgjuar nga alivanosja e humbjes se thelleTash po protesto,ni gjeja per zgj edhjet e parregullta.te cilat vet I drejtuat.Prap do humni thelle e me thelle.Nuk ka dejtesi per padrejtesine..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *