Ish zv, sekretari i përgjithshëm i NATO: Zgjerimi i BE garanci sigurie përballë shtimit të aktivitetit rus

Edona Llukacaj

Strukturat euroatlantike kanë qenë një garantues i rëndësishëm i stabilitetit për vende që kanë aspiruar antarësim në këto organizata. Ka rëndësi që kjo garanci të mos zbehet dhe të mos humbasë vlerën e saj, thonë diplomatë e ish-zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Në një diskutim që përqëndrohet tek objektivat e NATO-s në rajonin e Mesdheut, në Uashinton pjesëmarrësit theksuan se është e rëndësishme që NATO dhe Bashkimi Evropian të mbeten një pikë orientuese për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ish zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, duke përshëndetur votën e së martës në Senat pro antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut është shprehur se premtimi për antarësim në strukturat euroatlantike ka bërë të mundur reforma të rëndësishme institucionale e politike në Ballkanin Perëndimor. Ky hap merr rëndësi të veçantë sidomos pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ngrirë procesin e hapjes së bisedimeve për dy vende ballkanike.

AI shtoi: “Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendimi i Bashkimit Evropian ishte një hap serioz prapa dhe shpresoj të jetë thjesht një vonesë e përkohëshme dhe jo një zhvendosje strategjike e Bashkimit Evropian duke iu larguar synimit për integrim të mëtejshëm euroatlantik për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Vazhdimi i zgjerimit, u shpreh ish-zyrtari i lartë amerikan, është një garanci sigurie për vetë Evropën, e parë sidomos në dritën e shtimit të aktivitetit rus në rajon: “Është në interes të Evropës që edhe këto vende të ndjekin rrugën që kanë ndjekur vende të tjera për të çuar përpara reformat e nevojshme. Në këtë mënyrë Ballkani do të bëhet një rajon shumë më i stabilizuar dhe do të ulet mundësia që Rusia të shkaktojë probleme”.

Vershbow, në vijim, nënvizoi se NATO mbetet e përkushtuar në zotimet e saj ndaj vendeve të rajonit: “Shqipëria është në NATO dhe Maqedonia e Veriut është thuajse anëtare. Senati ratifikoi antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, për të bërë të mundur antarësimin zyrtarisht në pranverë” .

Pjesëmarrësit në diskutim theksuan se me problemet e mprehta që janë shfaqur në Lindjen e Mesme gjatë viteve të fundit, pellgu i Mesdheut nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ky rajon është ndeshur me një numër problemesh, si destabiliteti politik në Afrikën Veriore, vala e vazhdueshme e imigrantëve si deh rreziku i zgjerimit të influencës nga rivalë të tjerë globalë si Kina dhe Rusia. Ndër rekomandimet e tyre përfshihet një vëmendje më e madhe dhe më e përqëndruar e NATO-s në rajon, duke dalë me një strategji specifike, sidomos për bashkëpunimin rajonal për mbrojtjen-s, Alexander Vershbow, duke përshëndetur votën e së martës në Senat pro antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut është shprehur se premtimi për antarësim në strukturat euroatlantike ka bërë të mundur reforma të rëndësishme institucionale e politike në Ballkanin Perëndimor. Ky hap merr rëndësi të veçantë sidomos pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ngrirë procesin e hapjes së bisedimeve për dy vende ballkanike.

Ai shtoi: “Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendimi i Bashkimit Evropian ishte një hap serioz prapa dhe shpresoj të jetë thjesht një vonesë e përkohëshme dhe jo një zhvendosje strategjike e Bashkimit Evropian duke iu larguar synimit për integrim të mëtejshëm euroatlantik për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Vazhdimi i zgjerimit, u shpreh ish-zyrtari i lartë amerikan, është një garanci sigurie për vetë Evropën, e parë sidomos në dritën e shtimit të aktivitetit rus në rajon: “Është në interes të Evropës që edhe këto vende të ndjekin rrugën që kanë ndjekur vende të tjera për të çuar përpara reformat e nevojshme. Në këtë mënyrë Ballkani do të bëhet një rajon shumë më i stabilizuar dhe do të ulet mundësia që Rusia të shkaktojë probleme”.

Vershbow, në vijim, nënvizoi se NATO mbetet e përkushtuar në zotimet e saj ndaj vendeve të rajonit: “Shqipëria është në NATO dhe Maqedonia e Veriut është thuajse anëtare. Senati ratifikoi antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, për të bërë të mundur antarësimin zyrtarisht në pranverë” .

Pjesëmarrësit në diskutim theksuan se me problemet e mprehta që janë shfaqur në Lindjen e Mesme gjatë viteve të fundit, pellgu i Mesdheut nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ky rajon është ndeshur me një numër problemesh, si destabiliteti politik në Afrikën Veriore, vala e vazhdueshme e imigrantëve si deh rreziku i zgjerimit të influencës nga rivalë të tjerë globalë si Kina dhe Rusia. Ndër rekomandimet e tyre përfshihet një vëmendje më e madhe dhe më e përqëndruar e NATO-s në rajon, duke dalë me një strategji specifike, sidomos për bashkëpunimin rajonal për mbrojtjen./ VoA

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Ndeshkoni te gjithe ata qe me Zement jane me rusin dhe me fjale jane me ameriken e perendimin .eshte gare e thjesht shkoni as edhe nje detyre shtepie nuk eshte bere .mos haroni bandat komuniste. Politikanet mbare jane gezuar dhe po festojne mos inkuadrimin ne BE. Ai qe nuk e kupton eshte vetfajtor.

  • Ndeshkoni te gjithe ata qe me Zemer jane me rusin dhe me fjale jane me ameriken e perendimin .eshte gare e thjesht shkoni as edhe nje detyre shtepie nuk eshte bere .mos haroni bandat komuniste. Politikanet mbare jane gezuar dhe po festojne mos inkuadrimin ne BE. Ai qe nuk e kupton eshte vetfajtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *