Ish zv/drejtori i SHISH flet pas shkarkimit nga detyra

Dita

Ish zv/ drejtori i SHISH, Ylli Alushi, e quan të ligjshëm procedurën e shkarkimit të tij dhe hedh poshtë mundësinë e një motivi politik.

Në një intervistë për Ora News Alushi tha: “Shkarkimi im nga detyra është procedurë e ligjshme.

Kjo ka ndodhur me propozim dhe dekretim të presidentit Nishani. Nuk mendoj se ka motive politike. Unë jam përpjekur të ruaj neutralitetin duke qenë i depolitizuar dhe departizuar.

Është çështje thjesht administrative. Unë jam përpjekur të ruaj neutralitetin duke qenë i depolitizuar dhe departizuar”.

Alushi tha se SHISH është në lartësinë e kryerjes së detyrës së tij sa i takon luftës kundër terrorizmit dhe nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me institucione të tjera për ta forcuar luftën kundër terrorizmit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *