“Isha pasi u shërova, jam mjekuar në Shqipëri”, Pipero flet për udhëtimin në Itali

time

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero në periudhën kur u prek nga COVID-19, u komentua se shkoi në Itali për tu kuruar, gjë për të cilën mjeku me një status në rrjetin social në “Facebook” njoftoi se ishte në Shqipëri.

I ftuar në ABC, Pipero tha se ka qenë në Itali, por pasi u shërua dhe pasi bëri 3 tamponë të cilët rezultuan negativë.

Unë kam bërë vaksinën në datën 11, kam dalë pozitiv në datën 25. Jam mjekuar për rresht 12 ditë në kushte shtëpie i ndjekur nga kolegë të mi. Kam bërë 3 tamponë njëri-pas tjetrit dhe pas kësaj kam shkuar tre ditë tek vajza, jo për tu kuruar.

Dhe kam thënë se nëse dikush gjen një sekuencë, apo një tregues që Pipero ka vënë këmbën në një spital apo me një mjek italian, them që Pëllumb Pipero nuk del më në asnjë dritare televizive.

I vetmi mjek me të cilin jam konsultuar në telefon ka qenë një koleg i imi në Turqi, një koleg shqiptar që punon në Itali dhe tek koka më kanë qëndruar dy infermierë. Pra jam mjekuar në Shqipëri, ta verifikojnë si të duan dhe do të më vinte keq që dikush të aludonte ndryshe”, sqaroi Pipero.

h.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Si perfundoi mjekesia shqiptare te perfaqesohet nate e dite neper tv nga nje fizionomi e tille?

    Arritem diten kur dallkauket servile provinciale si skender brataj e pellumb pipero me najadat kokekuqe e silvat fluturake qe te gjithe lepijne sholle kepuce per nje post, te tallen me nje komb te varfer dhe te semure??

  • Doli ky servili i qeverise qe genjente neper tv se nuk kishte vajtur ne Itali

    Ndersa tani, pasi ja gjeten faktet se kishte vajt ne Itali , thote se vajti ne Itali tek vajza “ pasi u sheruara” loooooool
    Genjen si lopcar

    Ky vajti ne Itali te vizitohej nga frika se nuk kishte besim fare tek mjeket tane

  • Cdo gje mund te jete e vertete por kur del nga goja e idiotit te Lesh e Lise me nder mjekut Petrit Vargu, behet e pabesueshme.

  • O bobi po pse duhet me te pa ty neper televizore kur je pare disa here qe je kontradiktor. Lepin ate qe peshtyn pa problem fare ndoshta kjo eshte cilesia vetme qe te kan dhene ate post. Profesor, profesionistin e hoqen nga keshilli teknik se nuk ja lejonte ndergjegja ti diktonin mendimin te kritikonte ate qe nuk shkonte. Duhen njerez si ty e ca tjer aty qe recitoni per nje post politik per egoizem kariere asgje me shume Lidhje ti me mjeksin??? As ke as ke pas ndonjeher ti duhet te hetohesh per dhenie medikamentesh te klinika jote pa hesap kushedi sa viktima ke shkatuar nga keq mjekimi me ilace kondraband dhe pa asnje fatur tatimore. Nejse ndoshta nje dite dikush nga familjaret qe i ke ber nder do vi te te takoj dhe te te respektoj si e do zakoni.

  • Mere me mend nje nga infeksionistet me te mire ne Shqiperi megjithese thote se e ka kaluar lehte , perseri eshte konsultuar me 2 mjeke qe punojne jashte shtetit , . Ai nuk ka besim tek as tek vetja ( ndersa ne na jep pa kursim keshilla si te kalojme semundjen ) , por nuk ka besim as tek koleget e tij qe punojne ne Shqiperi , pra ne jemi ne dore te te pa afteve qe nuk dijne te sherojne as veten e tyre , prandaj dhe vdekjet ne Shqiperi nga Covid po bejne kerdine ne mase edhe ne moshat e reja ndersa ne Itali mosha mesatare e vdekjeve eshte reth 80 vjec

  • Cdo here qe hapin gojen ma zi i bejne punet! N’italy e ne Turqi u konsultove me kolege se ato ne Shqipni nuk iubeson?! Sepse e di cfare matrapaza jane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *