Ishim në buzë të greminës, e bëmë dhe një hap

redaktor

Në PD askush nuk e pranon dot publikisht që kanë pësuar humbje më të thellë në historinë e kësaj partie. Gjatë gjithë javës thonë se PD është rritur si parti edhe pse ka fituar fare pak bashki.

Vetë kryetari i Partisë Demokratike doli dhe tha se ai dhe skuadra e tij ndiheshin fitimtar.

Por pas kësaj, mjeshtri i fjalëkryqeve, Kadri Vokopola ka bërë një krahasim të gjetur për deklaratën e Bashës.

Në profilin e tij në Facebook ai shkruan: “Lul-e Basha me deklaratën e tij më kujtoi atë barsoletën me presidentin e një vendi afrikan që u tha zgjedhësve të tij kështu:

“Para një viti ishim në buzë të greminës, por tani jam krenar t’ju them se kemi bërë një hap të madh përpara”. Kaq”!

Nga anëtarët e PD-së i vetmi që e bëri zemrën gur ishte koordinatori i kësaj partie dhe aktori Julian Deda. Deda nuk ka asnjë “qime ne gjuhë” kur thotë se s’ka asnjë dyshim se PD-së i humbi zgjedhjet ndërsa shkon edhe më tej kur kërkon një analizë të thellë se pse Partia në tërësi nuk funksionoi.

Sipas tij, ka individë në PD të cilët e konsiderojnë aktivizimin politike në këtë strukturë si “kalim kohe”, dhe kjo sipas tij është një tallje!…

Partia Demokratike si përfundim i ka humbur zgjedhjet dhe për këtë unë personalisht nuk kam asnjë dyshim. Është momenti që demokratet të marrin përgjegjësitë që i takojnë pas këtij rezultati dhe duhet bërë shpejt.

Askush nuk mund të tallet me atë parti dhe ta konsiderojë kalim kohe.

Prandaj është momenti që demokratët bio, të hyjnë në selinë e partisë, të mbyllen brenda duke i vënë kyçin derës së jashtme dhe t’i futen me themel çdo detaji, i cili në 2017 mund të bëjë diferencën”, shkruan Juli në profilin e tij.

Nga ana tjetër, duket sikur aktori Deda është punësuari i Partisë në Facebook, ai çdo 20 minuta bënë një status ku shan qeverinë, dhe çdo 1 minutë e gjysmë kthen një përgjigje.

Share This Article
6 Comments
  • Ishin nje mije e nje hapa larg fitores. Tani kane bere nje hap perpara. Dhe sa hapa larg fitores eshte PD?

  • deda nuk ka zanat tjeter eshte aktori me i dobet qe shkolla e arteve ka nxjere. nuk ecet me lavdine e babait,por dhe ai si aktor ka qene fallco .pa grim

  • o lul qe tu ka ngul ! por thelle ama kesaj rradhe.
    degjoje plakun se mire do kesh, mbathja sa me shpejt per hollande e gjej ndonje vrime miu, se ktu te ka ardh radha te pergjigjesh per 250 miljon € dhe te vraret e 21 janarit kete shtator 2015 pas reformes per drejtesi.
    ti dhe shume si puna jote.

    nuk jal i sigurte se hollanda do te shpetoje nga qelia e burgut shqiptar.

    ah moj lule moj lule qe kurre su shkule nga mishi i shqiptare, por kesaj radhe mos shushunje e saliut do shkulet dhe do shtypesh si shtypet morri se morr je per shqiperine!

  • Largohuni Ju qe e shkateruat PD-ne, menduat vetem per vehten tuaj dhe oborin e qelbur qe nuk cahet si dikur ish blloku komunist, hapni rrugen qe te reformohet, boll u pasuruat, lereni ta reformojne PD-ne demokratet e vertete, 2017 do jete fundi Juaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *