Një familje, e cila ishte nisur nga Lezha në drejtim të Rinasit është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Milot-Mamurras.
Mjeti ‘Taxi’, i cili po transportonte drejt Rinas-it, gruan me 3 fëmijët doli nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë gruaja, ndërsa tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Prena Gjetani, është gruaja 56-vjeçare e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm. Shoferi, Leo Duke humbi kontrollin e taksisë dhe doli jashtë rruge.
Autoambulanca e Laçit pas aksidentit i ka dërguar ata për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge. Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
j.l./ dita
