ISHMP, Agasi: Disa bashki, mungesë të përcaktimit të vend-depozitimeve

Dita

Disa njësi administrative nuk kanë një vend-depozitimi të mbetjeve të përcaktuar, është shprehur kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi.

Ai tha se institucioni i tij ka kryer kontollet në 61 bashki, në territorin e tyre dhe në akset e rrugëve kombëtare. “Disa bashki nuk depozitojnë mbetjet në landfillet e qarqeve. Kryetarët e bashkive  si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji, të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute për mbetjet urbane”, është shprehur Agasi.

Megjithatë, sipas tij situtata për menaxhimin e mbetjeve urbane në 2016-ën paraqitet dukshëm më pozitive se vitet e kaluara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *