ISHP: 15 mijë të prekur në javë nga gripi

anazapta

Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin për shtimin e numrit të të prekurve nga virozat e stinës. Sipas autoriteteve të shëndetit publik, janë rreth 15 000 rastet me viroza gripale, që regjistrohen në javë në të gjithë Shqipërinë. Specialistët thonë se jemi në mesin e sezonit të virozave, i cili pritet të ketë shtim të rasteve në pjesën e dytë të shkurtit dhe fillimin e marsit. Mjekët bëjnë apel që kujdes i veçantë të bëhet me fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sipas ISHP-së, në vend qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B, por pavarësisht kësaj, rastet e të prekurve janë më pak në numër në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *