A transmetohet virusi nga paratë? Sa kohë rri aktiv në karton dhe çelik?

redaktor

Një ndër shqetësimet e shpeshta të shfaqura kohët e fundit është edhe pyetja se a ndodh transmetimi i virusit nëpërmjet prekjes së parave kartëmonedha dhe monedha?

Lidhur me këtë shqetësim, specialistët e ISHP-së sqarojnë se nga të dhënat e raportuara deri më tani nuk ka ende siguri mbi mundësinë e transmetimit të virusit të Covid-19 nëpërmjet monedhave dhe kartëmonedhave.

Duhet të bëni kujdes që gjatë kohës që keni prekur monedhat apo kartëmonedhat dhe nuk keni mundësi që të lani duart në moment, duhet të shmangni në çdo rast prekjen e fytyrës, hundës dhe gojës me duar.

Informacionet e deritanishme tregojnë që virusi mund të mbijetojë deri në 3 ditë në disa sipërfaqe, si plastika dhe çeliku. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar këtë të martë në në “New England Journal of Medicine”.

Ekspertët thonë se rreziku që konsumatorët të infektohen nga prekja e këtyre materialeve gjithsesi është i ulët, por për herë të parë kanë dalë paralajmërime shtesë për kohën që virusi qëndron në ajër, gjë që mund të ketë pasoja sidomos për punonjësit e mjekësisë.

Studimi i ri vëren se virusi shpërbëhet brenda një dite në një sipërfaqe kartoni, duke zvogëluar shqetësimin mes konsumatorëve për dërgesat, apo se zarfet do të përhapin virusin gjatë periudhës së qëndrimit dhe punës nga shtëpia.

Në karton mbijeton deri në 24 orë duke bërë që pakot që mbërrijnë me postë të kenë vetëm nivele të ulëta të virusit – përveç nëse personi që e ka prekur të mos jetë kollitur apo të ketë teshtirë mbi të gjatë transportit.

“Kur virusi tretet në ajër në pika më të vogla se 5 mikrometra – të njohura si aerosolë – ai mund të qëndrojë pezull në ajër për rreth një gjysmë ore”, – thanë studiuesit, – dhe më pas bie poshtë dhe shtrohet në një sipërfaqe ku mund të jetojë edhe për orë të tëra”.

Ky përfundim për aerosolin është në kundërshtim me qëndrimin që po mban aktualisht Organizata Botërore e Shëndetësisë që virusi nuk transportohet nga ajri.

Virusi jeton më gjatë në plastikë dhe çelik, duke mbijetuar deri në 72 orë. Por përqendrimi i virusit zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Nuk mbijeton në sipërfaqe bakri ku reziston vetëm 4 orë – shkruan New England Journal of Medicine.

 

p.k\Dita

Share This Article
3 Comments
  • “Pika me te vogla se 5 mikrometra”!!
    Mikrometri eshte instrument qe mat sa mikron eshte largesa midis dy pikave.
    Mos shkruani fjale pa ju’a ditur kuptimin!

  • Po ore po, mikron eshte njesi gjatesie kurse mikrometri eshte aparat mates, po edhe truri yt duhet te jete vetem disa mikron e kam faj une qe merrem me ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *