Mikrobet janë kudo, ato mund të spostohen lehtë nga një pikë në një tjetër duke përdorur ujin, objekte, gjallesat dhe grimcat e pluhurit, si një mjet për t’u transportuar, duke u riprodhuar në një shkallë alarmante. Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla, si: kartëmonedha, prekje në transportin publik, dorezat e dyerve, dhe të tjera mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene.
Po t’i referohemi disa shembujve si gripit të zakonshëm, toxoplazmozës, konjunktiviti, infeksionet e zakonshme të zorrëve, ose më të fundit ardhur nga gripi A/H1N1: sipas ekspertëve, është e mjaftueshme larja e duarve tuaja çdo herë që dilni nga një tualet apo manipuloni ushqime, trajtuar apo prekur plagët, vendosjes apo heqjes së lenteve të kontaktit, shfryrjes së hundëve, kollitjes ose teshtitjes, trajtimit të mbeturinave, pas qëndrimit në ambient me shumë njerëz, si në sallat e pritjes në hekurudha, aeroporte apo autobus, trena dhe kështu me radhë. Për të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e infeksionit.
Gjithashtu, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të pa dallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur edhe një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik).
Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një veprim shumë i thjeshtë, por që mund të ndodh të mos i kushtohet vëmendja e duhur.
Sidomos duhet punuar me fëmijët që në vogëli për të fituar këtë zakon sa të thjeshte aq të dobishëm. Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara.
Prania e baktereve, viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip, sëmundje pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve. Nëse komuniteti ndërgjegjësohet me një kulturë për një higjiene të mirë, atëherë pakësohen risqet, jo vetëm të diarresë, por edhe të sëmundjeve të rrezikshme, si kolera dhe dizanteria, në masën 48-59 për qind”, apo pakësohet rreziku i infeksioneve të frymëmarrjes.
